LAJMI I FUNDIT:

Qumësht gomarice nga Fieri, historia e blegtorit që tregton produktin e veçantë

Qumësht gomarice nga Fieri, historia e blegtorit që tregton produktin e veçantë

Zbritur në Myzeqe disa vjet më parë, Hasan Xhaja nga Skrapari, ka 15 vjet që merret me blegtori por 10 vitet e fundit merret me mbarështimin e  gomaricave pasi tregton qumështin e tyre.

Hasani ka ngritur fermën e tij me gomarica në fshatin Vajkan në Fier.

Ai tregon se e nisi nga nevoja e tij.


“Para 10 vitesh kam kaluar një tip gripi. Dikush më adresoi për qumësht gomarice. Mora 2 gomarica. Gjatë kësaj kohe ndjeva qetësi shpirtërore nga sëmundja dhe vazhdova ta shtoj biznesin edhe për të tjerët”, tregon ai për televizionin A2.

Nga dy, tashmë ka 25 krerë gomarica, por vështirësi ka me gjetjen e tregut për këtë produkt.

Ai thotë se në ditë merr nga to 4 litra qumësht.

Klientët janë nga shumë vende të Shqipërisë e kryesisht jugu por edhe nga shtete si Gjermania e Italia.

Veç gomaricave ka edhe dele, nga qeveria ka marrë subvencione vetëm për këto të fundit, ndërsa gomaricat i mban me shpenzimet e veta. “Gomaricat i kam të matrikulluara por nuk kam marrë subvencion”, tregon ai.

Qumësht gomarice nga Fieri, historia e blegtorit që tregton produktin

Qumështi i gomaricës bën mirë në kurimin e sëmundjes së kollës së mirë, po sëmundjeve të mushkërive dhe së fundmi edhe për produktet kozmetike.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori