Zjarri që shpërtheu sot në pyllin me pisha mbi fshatin Sllupçan, Komuna e Likovës, është plotësisht i lokalizuar dhe vënë nën kontroll.

Aktualisht ekipet po punojnë për shuarjen e tij të plotë, deklaroi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Muhamed Ali.


Ai informoi se në aksion janë angazhuar 10 pjesëtarë të “Pyjeve Nacionale” – dega Kumanovë me 2 automjete të specializuara për shuarjen e zjarreve pyjore, Njësia e Zjarrfikësve nga Kumanova me një automjet, si dhe një numër i madh banorësh vendas.

QMK citon se drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, është në terren dhe e koordinon tërë aksionin për shuarje dhe ndjek aktivitetet e të gjitha ekipeve të angazhuara.

Gjithsej 10 zjarre deri në orën 12:00 janë regjistruar në hapësirë të hapur. Prej tyre aktive janë gjashtë, një është nën kontroll, ndërsa tre janë shuar.