QMK: Tre zjarre aktive, një është nën kontroll, ndërsa 27 janë shuar

Në 24 orët e fundit, deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, në territorin e Maqedonisë së Veriut ka pasur gjithsej 31 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat tre janë zjarre aktive, një është nën kontroll dhe 27 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Zjarret janë aktive në: Komunën e Berovës, Komuna Stojkovë, fshati Rusinovë (ku digjen pyje lisi, ahu dhe fier); Komunën e Likovës - fshatin Nikushtak (digjen pyje të degraduara me kërcell të ulët dhe pyje lisi); Komunën e Sopishtës - Studeniçan - fshatin Umovë drejt fshatrave Draçevicë dhe Varvara (digjet bimësi e përzier).
Siç informoi QMK, zjarri në komunën e Gazi Babës - Vardarishtë (ku digjet një deponi mbeturinash) është nën kontroll dhe janë shuar 27 zjarre.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































