LAJMI I FUNDIT:

QMK: Për tri vite 3.660 sulme nga qentë endacakë, prej tyre 498 ndaj fëmijëve

QMK: Për tri vite 3.660 sulme nga qentë endacakë, prej tyre 498 ndaj fëmijëve

Brenda tre viteve, 3.660 qytetarë kanë qenë të sulmuar nga qentë endacakë, prej tyre 498 fëmijë. Këto të dhëna shqetësuese i publikoi Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, i cili mes tjerash tha se kohëve të fundit kompetentët kanë vërejtur rritjen e trendit të sulmeve nga qentë e rrugës.

Sipas informacioneve të QMK-së, në vitin 2020, në territorin e RMV-së janë paraqitur 1.602 sulme të qenve endacak, në 2021 ishin shënuar 1.315 sulme, kurse deri muajin e kaluar të këtij viti janë denoncuar 1.283 sulme nga qentë endacak.

Sipas QMK-së, shifrat e sulmeve me siguri janë shumë më të mëdha, duke marrë parasysh faktin se një numër i madh i qytetarëve edhe pse janë sulmuar, rastin nuk e kanë denoncuar nëpër institucione kompetente.