Që nga ora 18:00, gjithsej 28 zjarre janë regjistruar në sipërfaqe të hapura në territorin e vendit, nga të cilat gjashtë janë aktive, një është nën kontroll dhe 21 zjarre janë shuar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza këtë pasdite.

Zjarret janë aktive pranë Drxhinski Rid, komuna Stojkovë, fshati Rusinovë në komunën e Berovës, ku digjen pyje lisi, ahu dhe fier, pranë fshatit Nikushtak të Likovës, janë prekur pyje të degraduara me kërcell të ulët dhe pyje lisi, pranë fshatrave Varvara dhe Draçevicë, në komunën e Studeniçanit, janë djegur pyje të përziera dhe bimësi të ulët.


Në komunën e Strumicës midis fshatrave Murtino dhe Bansko, zjarri ka prekur bimësi të ulët, digjet kashtë në fshatin Falishë në komunën e Tetovës dhe bimësi të ulët në komunën e Dollnenit në fshatin Sekirçi.

Zjarri në deponinë Vardarishte në komunën Gazi Baba është nën kontroll.

Nga QMK thonë në vend janë shuar 21 zjarre./Telegrafi/