Funksionalizimi i një qendre të veçantë në Kosovë për goditjet në tru, po konsiderohet si nevojë e domosdoshme nga neurokirurgët dhe neurologët.
Ani pse ky intervenim bëhet aktualisht në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK), në kuadër të disa klinikave, vlerësohet se duhet ndërtuar një objekt për Qendrën Strok, me staf mjekësor dhe aparatura të veçanta.
Rastet e shpeshta të pacientëve me sulm në tru dhe koha e kufizuar për intervenim, janë ndër arsyet që profesionistët shëndetësor renditin, derisa potencojnë rëndësinë e ndërtimit të një qendre të tillë.
Drejtori i Klinikës së Neurologjisë në QKUK, Edmond Komoni ka thënë për KP se në kuadër të klinikës, është e ndarë një pjesë për trajtimin pacientëve me goditje në tru.
Sfidë kryesore në trajtimin e rasteve me sulm në tru, Komani potencon kohën e intervenimit, e cila sipas tij, më së largu duhet të jetë deri në 3 orë pas goditjes.
“Është krijuar një plan nacional në kuadër të cilit përveç organizmit brenda vetë shëndetësisë, janë të nevojshme edhe kampanjat për informimin e popullsisë, pasi që këto simptome mund të njihen edhe prej vetë popullatës dhe ata të dijnë që sa më herët pacientët të dërgohen në qendrat mjekësore…Në kuadër të këtij plani është e paraparë që të krijohet edhe Qendra e Strokut, e cila është një objekt me të gjitha pajisjet tjera.
Ne ende nuk e kemi komplet të krijuar këtë qendër. Mirëpo, jemi duke i kryer, si objekt po flas fizikisht, mirëpo procedurat të cilat janë të nevojshme për pacientin jemi duke i kryer. Bashkë me Klinikën e Emergjencës, me Urgjencën e qytetit të Prishtinës, që të vijnë pacientët dhe me spitalet rajonale.
Problemi kryesor është te koha, zakonisht ende nuk e kemi arritur një standard evropian të arritjes sa më herët të pacientëve në QKUK. Është mirë që terapia të aplikohet për tre orë, mirëpo rezultate sa më herë janë më të mira”, thotë Komoni.
Ndër të tjera, Komoni tregon se intervenimi te pacientët me goditje në tru bëhet përmes dy metodave, njëra me terapi intravenoze dhe tjetra mekanike, përmes kateterëve.
Duke qenë se trajtimi rekomandohet të bëhet në tre orët e para, pas sulmit, Komoni për KosovaPress, thekson faktin se i gjithë sistemi shëndetësor duhet të jetë i organizuar, që pacientët të arrijnë sa më shpejtë në klinikë.
“Bëhet fjalë për, në popull njihet si sulmi në tru, pika në tru. Është një sëmundje më e shpeshta në pjesën e Neurologjisë e cila është pasojë e ndërprerjes së përnjëhershme të qarkullimit të gjakut në tru dhe me pasojat e saj të cilat shkaktojnë lloje të ndryshme të deficiteve ose pengesave të pacientëve.
Në ditët e sotme trajtohet në dy metoda, me të cilën ne tentojmë që atë ndërprerje të qarkullimit të gjakut që ka ndodhur për arsye të ndryshme, ta rivendosim përsëri në trup. Kjo bëhet në dy mënyra, me terapi intravenoze, me infuzion, me ilaç i cili quhet alteplast, të cilin e posedojmë. Po ashtu, metoda tjetër është mekanike, përmes kateterëve depërtohet deri tek ena e gjakut që është e mbyllur të tentohet që të hapet.
Trajtimi rekomandohet të bëhet në tre orët e para, duhet të jetë i organizuar i gjithë sistemi shëndetësor që këta pacientë të arrijnë sa më shpejtë në QKUK, që të vijnë sa më herë”, thotë Komoni.
Derisa goditja në tru konsiderohet të jetë ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë, domosdoshmërinë për funksionalizmin e një qendre në Kosova, ku bëhet trajtimi i saj, e thekson edhe neurokirurgu, shef i Njësisë së Neuroradiologjisë Intervencionuese në Spitalin “Lariboisiere” në Paris, Emanuel Houdart.
Në një prononcim për KosovaPress, Houdart tregon se si bëhet trajtimi i këtyre pacientëve në Francë
“Përparimi në specializimin tim ka qenë trajtimi i goditjes në tru, që është shkaku kryesor i paaftësisë dhe shkaku kryesor i vdekshmërisë. Pra, e dini, ndoshta ajo goditje nuk trajtohet nga neuroradiologu intervenues dhe nga një ndërhyrje e quajtur trombektomi që nënkupton faktin për të tërhequr trombin në një arterie intra-arteriale. Për këtë ndërhyrje duhet të bëjmë gjashtë deri në tetë orë pas fillimit të deficitit neurologjik.
Kur një pacient bie në hemiplegji, kur humb aftësinë për të folur, kemi 6 orë për ndërhyrje, kështu që pika kryesore në specializimin tim do të ishte që Kosova të kishte një ekip që do të mund të centralizonte në Prishtinë goditjen në tru dhe gjithashtu të ketë organizatën që lejon pranimin e atyre pacientëve në atë kohë, që do të thotë se zakonisht në Francë, ne, pacienti, familja, i afërmi i pacientit, nuk telefonon mjekun e përgjithshëm, ata thërrasin një numër urgjence ku ka një mjek që merr telefonatën dhe i shpjegoni mirë që burri juaj nuk mund të lëvizë, nuk mund të flasë më, po përjeton një goditje në tru, ne dërgojmë ambulancën, e marrim nga shtëpia dhe e sjellim në qendrën e infarktit ku do të bëhet trombektomia. Pra, në aspektin teknik, Kosova do të duhet të zhvillojë vitin e ardhshëm një qendër për trajtimin e goditjes në tru”, thotëHoudart.
Goditja në tru, përveç që paraqitet në raste me të shpeshta te moshat e shtyra, ajo i prek edhe të rinjtë. Sipas profesionistëve shëndetësorë, sulmi në tru konsiderohet kur një person është në gjendje të mirë shëndetësore dhe papritmas i shfaqen simptoma si probleme me shikim, të folur, dobësim i forcës, çrregullim i vetëdijes e simptoma të tjera shoqëruese.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Problemet potenciale me ngjyrën matrikuluese rrezikojnë integritetin e zgjedhjeve
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ministria e Financave zotohet t’ua kthej paratë kompanive
Kompania “Pastrimi” i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm – shkel institucionet dhe dëmton qytetarët
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza
Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?