Përdoruesit e mediave sociale po përpiqen të zgjidhin misterin se përse dhjetëra zogj u përplasën deri në ngordhje në shtetin meksikan të Chihuahua.
Zogjtë – të identifikuar më vonë si “zogj të zinj me kokë të verdhë” – u zbuluan të pajetë në trotuare nga banorët e qytetit Cuauhtémoc, raportoi El Heraldo de Chihuahua në gjuhën spanjolle, përcjell Telegrafi.
Siç supozohet, ata erdhën si shtegtar nga Kanadaja veriore dhe kishin qenë duke dimëruar në Meksikë.
Shkaku i ngordhjes masive të tyre mbetet i paqartë, por disa spekuluan se zogjtë mund të kenë vuajtur nga efektet e ndotjes së lartë, e cila ka goditur rajonin kohët e fundit. /Telegrafi/
https://twitter.com/Reuters/status/1493059924007567360?s=20&t=SATHYmXRSrvoKIn72zciDw