Sa herë e keni dëgju ose keni lexu që gjumi është tejet i rëndësishëm në jetët tona? Me siguri shumë herë!

Por, a e dini pse gjumi është shumë i rëndësishëm?

Gjumi është esencial për shëndetin tonë të përgjithshëm sepse na ndihmon t’i mbushim bateritë dhe t’i rrisim nivelet e energjisë.

Mungesa e gjumit, por edhe gjumi i kualitetit të dobët, shpie në shumë lloje të problemeve, duke përfshirë rënien e produktivitetit, vendimmarrje më të dobët, madje edhe shtim të peshës.

Prandaj është e rëndësishme që të bëni gjumë të mirë çdo natë!

E, si mund ta bëni gjumin më të mirë të jetës – çdo natë?

Ekspertët tregojnë se për të bërë gjumë tejet të mirë, ju duhet t’i keni tri produkte të kualitetit të lartë:

– Jastëkun e mirë
– Jorganin
– Dyshekun e rehatshëm

Telegrafi Deals jua sjell këto tri produkte me çmim fantastik vetëm për lexuesit tanë – dhe që të tri produktet janë nga Dormeo!

Jastëku My Comfort nga Dormeo – nga 24.95 në 9.98 EURO me kuponin TLG60

Shijoni mbështetjen dhe rehatinë e përsosur me jastëkun e butë dhe të rehatshëm – My Comfort! I mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, ky jastëk është krijuar për t’ju siguruar gjumë më të shëndetshëm – pa dhimbje në qafë, shpatulla apo shpinë. I lehtë dhe i ajrosshëm, është dizajnuar për të gjitha pozicionet e gjumit.


Jorgan SIENA – nga 99.90 në 29.97 EURO me kuponin TLG70

Jorgani Siena është i butë, komod dhe lejon trupin tuaj të frymojë, në mënyrë që ju të ndiheni rehat gjatë gjithë natës. Mund ta përdorni gjatë gjithë vitit. Është ideal për njerëzit të cilët janë të prirur ndaj alergjive.

Ky jorgan vjen me 2 dimensione të ndryshme – zgjedheni të duhurin, shkruani kuponin TLG70 dhe përfitoni zbritje prej 70%!


Dysheku “S Approved” vjen 210 EURO MA LIRË me kuponin Telegrafi30

A keni menduar si ia arrin babadimri t’i shpërndajë të gjitha ato dhurata për një natë? Sekreti i babadimrit të palodhshëm qëndron te gjumi i mirë! Andaj Dormeo ju ofron dyshekun e vetëm të aprovuar nga babadimri! Ky dyshek është i dizajnuar posaçërisht për t’ju ofruar rehati atyre që kanë problem me boshtin kurrizor. Me një bërthamë ergonomike të dizajnuar nga Kosmodisk, ky dyshek siguron shtrirjen e duhur të shtyllës kurrizore. Për më tepër, ka 2 shtresa sfungjer Ecocell® dhe 3 zona rehatie të avancuara. Dysheku ka një mbulesë unike me fjolla bore dhe është edicion i limituar.

Dysheku vjen në shumë dimensione, ku të gjitha dimensionet vijnë me 30% zbritje nëse e shkruani kuponin Telegrafi30.