LAJMI I FUNDIT:

Qeveria tërheq nga Kuvendi projektligjin për pagat

Qeveria tërheq nga Kuvendi projektligjin për pagat

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të tërheq nga Kuvendi i Kosovës, Projektligjin për pagat deri në harmonizimin edhe të dy ligjeve tjera, atë për shërbyesit civilë dhe të administratës publike.

Ky vendim ka ardhur pasi u tha se është kërkuar edhe nga zyra e BE-së në Kosovë që këto tri ligje të procedohen në Kuvend së bashku.

“Derisa të hartohet Ligji i shërbyesve civil dhe administratës publike do ta tërheqim ligjin për pagat nga kuvendi. Pastaj duhet të harmonizohen të tri ligjet në bashkëpunim me zyrën civile dhe zyrën e BE”, u shpreh kryeministri Mustafa, gjatë mbledhjes së ekzekutivit.


Ligji për pagat sipas kryeministri nuk do të ndryshohet. Ky ligji parasheh që të ketë rritje për pagën e kryeministrit të vendit, si dhe rritje të mëditjeve për deputetët, ndërsa rroga e presidentit do të ulët.