LAJMI I FUNDIT:

Qeveria të hënën pritet të merr vendim për kërkesat e gastronomëve, anulohet protesta e paralajmëruar

Qeveria të hënën pritet të merr vendim për kërkesat e gastronomëve, anulohet protesta e paralajmëruar
Foto: Arkiv

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se kanë anuluar protestën e paralajmëruar për ditën e premte.

Sipas tyre, pezullimi i kësaj proteste deri në marrjen e vendimit të Qeverisë për masat, siç është kufizimi i lëvizjes dhe zgjatja e orarit të punës.

“Kemi vendosur që protesta e caktuar të premten më 25.09.2020, të pezullohet deri në marrjen e vendimit të Qeverisë, të hënën më 28.09.2020. Në rast të mosmarrjes së këtij vendimi, atëherë të hënën do të ju njoftojmë lidhur me datën dhe kohën e mbajtjes së kësaj proteste, me organizim dhe mbështetje sa më të madhe”, thuhet në njoftimin e gastronomëve.


Të hënën, kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi për Telegrafin kishte thënë se, nëse gastronomët nuk përfshihen në Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe nuk hiqen kufizimet e lëvizjes të vendosura nga Qeveria e Kosovës për ta, atëherë do të ndërmarrin masa duke protestuar.

“Kërkesa jonë si gastronomi është që të hiqen kufizimet e lëvizjes që është vendosur deri në ora 22:30 dhe që të përfshihemi në Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Nëse këto kërkesat tona nuk do të plotësohen, ne do të vazhdojmë me protesta. Ku, ditën e premte, më 25 shtator, do të protestojmë para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës”, kishte thënë Kllokoqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Kalo në kategori