LAJMI I FUNDIT:

Qeveria përgjigjet rreth takimit të Haradinajt me personin që dyshohet se e kontrollon veriun

Qeveria përgjigjet rreth takimit të Haradinajt me personin që dyshohet se e kontrollon veriun

Qeveria e Kosovës ka komentuar për Telegrafin se pse ishte takuar kryeministri Ramush Haradinaj me Milan Radojiçiqin që në media është përmendur si person që ka kontroll në pjesën veriore të Kosovës.

Zyra për Informim e Kryeministrit Haradinaj, në përgjigjen e tyre kanë thënë se takimet e kryeministrit të Kosovës bëhen në bazë të asaj se kush i përfaqëson ata dhe se nuk përzgjedhë përfaqësuesit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk mund të përzgjedhë se kush mund të jetë përfaqësues politik i komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Në këtë kontekst, takimet që kryeministri i Kosovës i ka realizuar në të kaluarën dhe mund t’i realizojë në të ardhmen me përfaqësues të komuniteteve, bëhen në bazë të asaj, se kush i përfaqëson ata”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.


Ndryshe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë televizive në RTK 2 kishte përmendur si bashkëpunëtor të tij edhe Milan Radojiçiqin që, sipas disa politikanëve serbë e shqiptarë, njihet si lider i strukturave kriminale në veri të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se ai punon me disa kolegë serbë nga veriu, si dhe me Radojiçiqin, i cili sipas tij, “e ka rolin e tij”.

“Unë punoj shumë mirë me kolegët serbë, për shembull me zëvendëskryeministrin Dalibor Jevtiq, me ministrat Nenad Rikalo, Teodosijeviqin, punoj me kryetarin Goran Rakiq, punoj edhe me Sllavko Simiqin, punoj edhe me njerëzit nga veriu – Millan Radojiçiqin. Për shembull, besoj që edhe ai e ka rolin e tij dhe të gjithë… “, kishte thënë Haradinaj.

Ndërsa pas vrasjes së Ivanoviqit të martën, ish-deputetja serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq në intervistën dhënë për mediat serbe e ka quajtur Radojiçiqin ‘si shef të mafisë në territorin e Kosovës’.

Po ashtu, edhe ish-hetuesi në Policinë e Kosovës, Murat Mehmeti, si dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Jeta në Kosovë”, kanë potencuar se Radojiçiq paraqet kreun e një strukture kriminale në Serbi që po pengon edhe shtrirjen e kontrollit të shtetit të Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Ndërkaq në media, ekspertë të sigurisë kanë deklaruar se prapa vrasjes së Oliver Ivanoviqit qëndrojnë struktura të ndryshme të krimit në pjesën veriore të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori