Qeveria meksikane i ra “shkurt”, sapo arriti të gjej blerës për tri nga gjashtë shtëpitë e konfiskuara të narko-bosi Joaquin Guzman i njohur si El Chapo.
Shtëpitë në Culiacan të Sinaloas kapin vlerën totale prej 19 milionë pezos meksikanë, apo një milion dollarë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë Administrata e Pronave (SAE) që është marrë me shitjen, arriti t’i shet në ankand ato për vetëm 227, 960 dollarë.
Sipas mediave meksikane një blerës i paidentifikuar ka paguar 107,530 dollarë për një nga shtëpitë e shumta ta El Chapos, brenda të cilës ishte fshehur narko-bosi pasi ishte arratisur nga burgu në vitin 2001.
Guzman ishte brenda saj në orët e para të mëngjesit të 17 shkurtit 2014, kur forca të shumta të ushtrisë meksikane u futën brenda dhe e arrestuan derisa ai në ato momente ishte në gjumë. Por bashkëthemeluesi i kartelit Sinaloa, arriti të arratiset nga prona përmes tuneleve që qonin në një rrugë të lagjes.
Shtëpia e dytë është shitur për 64,589 dollarë në ankandin e organizuar në Los Pinos, vilë kjo e ndërtuar në afërsi të parkut Chapultepec në kryeqytetin meksikan, që dikur kishte shërbyer si pallat presidencial para se presidenti Andres Manuel Lopez Obrador ta shndërronte në një fortesë të mbrojtur mirë që më pas shërbeu si qendër kulturore.
Shtëpia e tretë e El Chapos u shit për 55,725 dollarë, ndërsa qeveria meksikane nuk ishte edhe me aq fat – pasi nuk gjeti blerës për të gjitha shtëpitë luksoze të El Chapos, të cilat ia kaloi në pronësi Griselda Lopezit, nënës së djalit të tij Ovidio Guzman Lopez që kërkohet nga autoritetet amerikane. /Telegrafi/