LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së: Ngrohje qendrore do të ketë pa ndërprerje

Qeveria e RMV-së: Ngrohje qendrore do të ketë pa ndërprerje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdimisht ndërmerr masa për të siguruar furnizim të sigurt dhe stabil me energji termike për qytetarët e Shkupit. Për momentin po finalizohen bisedimet për prodhim të rregulluar të energjisë termike, bazuar në vendimin e miratuar më parë të Qeverisë për përzgjedhjen e aktiviteteve energjetike, shpërndarjen dhe furnizimin me energji termike. Sapo të përfundojnë të njëjtat, opinioni do të njoftohet në kohë.

Qytetarët e Shkupit do të kenë ngrohje qendrore, ndërsa sipas Ligjit për energjetikë garantohet që veprimtaria publike të kryhet në tërësi pa ndërprerje.

“Qeveria së bashku me institucionet kompetente po punon vazhdimisht për të siguruar burimet e nevojshme për prodhimin e energjisë termike me çmime sa më të favorshme në mënyrë që familjet të kenë shpenzime më të ulëta. Në veçanti, kërkohet zgjidhja më e mirë për sigurimin e çmimit më të ulët të gazit ose mazutit për të parandaluar rritjet e mëdha të çmimeve dhe për t’u mos u shtrenjtuar ngrohja”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.


Qeveria, qëndron në kumtesë edhe këtë vit ashtu si edhe vitin e kaluar, në përputhje me mundësitë ligjore, po bën të gjitha përpjekjet për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji termike për qytetarët e Shkupit.

Në periudhën e kaluar, ekipi ekonomik i qeverisë dhe departamentet energjetike kanë pasur disa mbledhje dhe takime rajonale, me qëllim sigurimin e burimeve të nevojshme energjetike në kushtet e krizës më të madhe botërore që kujtojmë në historinë më të re.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka deklaruar në fundjavë se derisa të zgjidhet një operator ekonomik, BEG duhet të dorëzojë energji ngrohëse. Në përputhje me ligjin, siç theksoi Bytyqi, BEG duhet të ketë edhe rezerva gazi dhe lëndë të tjera të para për të siguruar energji ngrohëse.

Nga kompania theksojnë se në përputhje me nenin 51 të Ligjit për energjetikën, kishin detyrim ligjor që të vazhdonin ushtrimin e aktivitetit, deri në skadimin e afatit prej 90 ditë për zgjedhjen e ushtruesit të ri të aktivitetit, i cili tashmë ka skaduar. Gjatë kësaj periudhe, thonë ata, BEG ka vazhduar të kryejë aktivitetin dhe ka kryer të gjitha aktivitetet e nevojshme në ngrohtoret në mënyrë që mbajtësi i ri i licencës të mund të fillojë pa probleme sezonin e ri të ngrohjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori