LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së: Dorëheqja e Damevës është vendimi i vetëm i drejtë

Qeveria e RMV-së: Dorëheqja e Damevës është vendimi i vetëm i drejtë

“Vendimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva për të dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme është vendimi i vetëm i drejtë”, thonë nga Qeveria, duke theksuar se pas një sërë vërejtjesh për punën e saj, ky ka qenë i vetmi vendim i mundshëm.

“Pas vërejtjeve të mëdha për punën e kryetares së këshillit gjyqësor Vesna Dameva, vendimi i vetëm i mundshëm dhe i drejtë është dorëheqja e saj. Ne e kuptojmë se do të ketë shumë të prekur dhe të shqetësuar nga një vendim i tillë për shkak të punës së tyre të dyshimtë, dyshimeve të mëdha për krim, si dhe falsifikimit të të dhënave, por drejtësia duhet të funksionojë”, thonë nga Qeveria.

Reagime për vendimin e sotëm të Damevës kanë ardhur edhe nga disa parti nga blloku shqiptar. BDI-ja opozitare thotë se dorëheqja e Damevës, sipas tyre, pasqyron gjendjen alarmante në gjyqësor.


Në anën tjetër, VLEN i është përgjigjur BDI-së se, siç thonë ata, Dameva për të cilën po dërgojnë njoftime, ata si parti e kanë shkarkuar.

Dorëheqja e Damevës vjen pasi kryeministri Mickoski njoftoi veprime të fuqishme në gjyqësor. Kryeministri kritikoi ashpër situatën në gjyqësor, duke theksuar se tolerimi i parregullsive të tilla nxit korrupsionin. Ai paralajmëroi edhe shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori