LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë do të shpërblejë personelin mjekësor për “luftën” kundër Covid-19

Qeveria e Maqedonisë do të shpërblejë personelin mjekësor për “luftën” kundër Covid-19

Qeveria e Maqedonisë dje ka vendosur që të shpërblejë mjekët të cilët kanë qenë në vijën e parë të frontit në betejën me Covid-19 në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mjekët në klinikat infektive, në Institutin për shëndet publik dhe Qendrat për shëndet publik do të marrin rrogë me rritje prej 20%. Kësaj mase do t’i bashkangjitet edhe personeli mjekësor i punësuar në Ndihmën e shpejtë. Këto mjete do tu paguhen nëpërmjet kartelës për pagesa shtëpiake, prurje e re e qeverisë si pjesë e paketës së tretë të masave ekonomike për gjendjen me Covid-19.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut ka numra të shtuar të pacientëve të prekur në krahasim me rajonin. Deri tani, e hënë 18 maj, 2020 në Maqedoni ka 398 raste aktive, 1293 janë të shënuar si të shëruar dhe 101 raste të vdekjeve. Nga gjithësejt 1792 raste aktive që nga fillimi i pandemisë në vend. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori