LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë ka hapur tender për zgjedhje të furnizuesit universal me energji elektrike (Video)

Qeveria e Maqedonisë ka hapur tender për zgjedhje të furnizuesit universal me energji elektrike (Video)

Qeveria hapi tender për zgjedhje të furnizuesit universal me energji elektrike. Të drejtë për pjesëmarrje në tender kanë vetëm 28 kompani vendore, pasi që kompanitë ndërkombëtare nuk e kanë licencën e nevojshme për furnizim. Nga furnizuesi universal, energji elektrike mund të përdorin vetëm qytetarët, ndërsa kompanitë do të duhet të dalin në tregun e lirë. Ndërsa komisioni rregullator nuk do ta vendosë çmimin sipas harxhimeve të cilat i dorëzojnë kompanitë furnizuese por vetëm në bazë të fitimit.

“Furnizuesi universal që të mund ta mbrojë çmimin e amvisërive, ne kemi vendosur dy gjëra. Gjëja e parë është që ELEM-i, si prodhues i energjisë elektrike në RM, kompani që është në pronësi të shtetit, 80% në vitin 2019 nga prodhimtaria e saj, mund t’ia japë furnizuesit universal, pa marrë parasysh çmimin e energjisë elektrike në bursën botërore”, tha Koço Angjushev, Zv/Kryeministër.

Autoritetet kompetente thonë se nuk do të ketë korrigjim të çmimit të energjisë elektrike për amvisëri.


“Ne kemi vendosur që t’ju japim mundësi amvisërive dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilët do të kenë mundësi që vetë të vendosin a do të rrinë deri tani në treg të lirë apo do të kyçen dhe do të zgjidhin furnizuesin universal për t’i furnizuar me energji elektrike”, u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Pritjet janë se deri në fund të vitit do të vendoset se cila kompani do ta ketë rolin e furnizuesit universal. Është planifikuar që me punë të fillohet nga 1 maji./RTV-21/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori