LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë fillon procedurë për operatorë të tretë celular

Qeveria e Maqedonisë fillon procedurë për operatorë të tretë celular

Qeveria fillon me krijim të kushteve për hyrje të operatorit të tretë celular në vend. Siç informoi në takimin e sotëm me gazetarët ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, kjo do të jetë edhe një nga temat kyçe, në të cilat ai do të bisedojë në GSM Panairin që nga e diela fillon në Barcelonë të Spanjës.

“Në panairin në Barcelonë do të ketë agjendë ministrore në kuadër të së cilës do të kemi takime me kolegë nga pjesa tjetër e botës në tema se si t’i digjitalizojmë sa më shumë shërbimet për qytetarët në sferën e arsimit dhe shkencës”, tha Mançevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tema e dytë për të cilën do të bisedohet, ndërsa për të cilën Maqedonia hyn në proces, është fillimi i krijimeve të kushteve për hyrje të operatorit të tretë celular.


“Flasim për operator rrjeti, ndërsa jo për virtual për çka nevojiten një sërë masash, përpjekjesh dhe ndryshime të disa akteve nënligjore. Të gjithë këto aktivitete do të bëhen paralelisht me përpjekje që të mos e prishim konkurrencën e tregut, gjegjësisht të së dy operatorëve të tjerë ekzistues në shtet. Qëllimi përfundimtar është shërbime më të mira për qytetarët me çmime më të ulëta”, tha Mançevski.

Planet janë, siç theksoi ministri Mançevski, kompanive të interesuara t’u ofrohet infrastruktura ekzistuese e rrjetëzuar që e ka Maqedonia duke pasur parasysh se investime të reja në këtë lloj të veprimtarisë janë fitimprurëse për një afat shumë më të gjatë se 12 vite.

Maqedonia për momentin është vendi i vetëm në Evropë në të cilin ka vetëm dy operatorë celularë.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori