Qeveria e Kosovës emëron bordin e ri të ARKEP-it

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovë është emëruar bordi i ri i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP).
Anëtarë të bordit do të jenë Bahri Anadolli - kryesues, Hazir Hajdari - anëtar, Mark Buzhala - anëtar, Iliriana Berisha - anëtare dhe Faruk Rexhaj - anëtar.
Në nëntor të vitit 2019, kryesuesi i bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, ishte emëruar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj si drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
ARKEP është organi rregullator, i cili zbaton dhe mbikëqyrë kornizën rregullatore të përcaktuar nga Ligji për Komunikime Elektronike, nga Ligji për Shërbimet Postare, si dhe nga politikat e zhvillimit të fushës së komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare. /Telegrafi/



















































