LAJMI I FUNDIT:

Qeriqi: Thaçi viziton memorialet e serbëve, por jo edhe të luftëtarëve të UÇK-së

Qeriqi: Thaçi viziton memorialet e serbëve, por jo edhe të luftëtarëve të UÇK-së

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se vizitat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, tek memorialët serbë janë të padrejta dhe të pashpjegueshme.

“Ka vende të cilat janë vrarë luftëtarë të UÇK-së, por asnjëherë nuk janë vizituar. Nuk kanë gjetur kohë asnjëherë as për të vendosur një pllakë”, ka thënë Qeriqi.

Ai ka folur edhe për fondin që është ndarë nga Qeveria e Kosovës për trajtimin e veteranëve invalidë.


“30 mijë euro janë hajgare”, ka deklaruar Qeriqi.

“Kërkesat janë më të mëdha, është dashur të ndahen më shumë, dhe qeveria ka pasur mjete për të ndarë më shumë. Derisa bordeve të ndryshme iu japin duhet edhe për këto kategori të ndahen më shumë. Pesë mijë euro mesatarisht është për një operim”.

Ai ka thënë se vet është invalid i luftës dhe ka pasur rastin të dalë në një vend jashtë Kosovës për t’u shëruar, por asnjëherë nuk ka dashur.

“Nuk kam dashur të dal azil, sepse duhet të flas keq për vendin tim që të marrë leje-qëndrimi dhe këtë nuk mund ta bëj”.

Ai ka thënë se as pagat e caktuar për veteranë nuk janë të mjaftueshme, edhe pse e kanë zbutur pak situatën.

“Gjendja është zbutur pak, por përsëri është e rëndë, parat nuk mjaftojnë, duhet të paktën 300 euro për një jetë modeste”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori