I riu 12-vjeçar, Denis Syla nga Gjilani, ka pësuar lëndime derisa ikte për të shpëtuar nga qentë endacakë të cilët e kishin sulmuar.

Denisi tha për RTK se derisa kthehej në shtëpi, është sulmuar dhe, duke ikur, ka rrëshqitur dike çarë këmbën. Tani është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.


Babai i 12-vjeçarit thotë se është shokuar nga ky rast, ndërsa kritikon autoritete që nuk po ndërmarrin asgjë ndaj qenve endacakë që rrezikojnë jetët e fëmijëve.

Mjekët kanë thënë se gjendja shëndetësore e pacientit është stabile.