Qeni me emrin Winter ka mahnitur miliona përdorues të rrjeteve sociale.

Pronarja e tij ka ndarë në TikTok një video nga një shëtitje me kafshën shtëpiake, gjatë së cilës u ndeshën me disa lopë që po kullosnin.


I ëmbli Winter nuk priti gjatë përpara se të vraponte drejt gardhit dhe të niste të vraponte përreth në mënyrë lozonjare, sikur donte të luante me lopët.

Sjellja e tij i ngjalli kureshtjen lopëve, të cilat – krejtësisht papritur dhe për kënaqësinë e të gjithëve që e panë videon – nisën të vraponin bashkë me të përgjatë gardhit.

“Dëshmi që kafshët e duan njëra-tjetrën,” shkroi pronarja e Winter në videon që është parë mbi një milion herë për vetëm disa ditë. /Telegrafi/

@winterpaw29

#animals #love #animaltok #dog #dogtok #tiktok #dogs #puppy #goldenretriever #nature #trending #viral