Një retriver i artë ka vjedhur zemrat e publikut në TikTok me lenësinë e tij të pakundërshtueshme.

Retriveri i artë Reef ka një mënyrë shumë specifike për të hyrë në veturë. Në vend që të hipë vetë, ai shtrihet në dysheme dhe qetësisht pret që pronari ta ngrijë.


Pronari ka shkruar me humor bashkë me videon "kështu duket kur mundohemi ta fusim retriverin tonë të lenë në makinë", dhe Reef ka bërë gjithçka që mundej për të qenë sa më bindës.

Ai shtrihet, rrotullohet dhe dosido nuk tregon asnjë shenjë gatishmërie për të bashkëpunuar, derisa në fund pronari i tij heq dorë dhe e ngre me butësi në veturë.

Përdoruesit e TikTok-ut nuk kanë fshehur entuziazmin e tyre, video ka grumbulluar mbi 35 mijë pëlqime dhe komente të shumta nga përdorues të emocionuar. /Telegrafi/

@reefthegolden_

I’m lazy and I’m proud 🗣️ #reefthegolden #goldwnretrieverpuppy #goldenretriever #goldenlife #lazydog