Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, e ka përshëndetur deklaratën e përbashkët e vendeve të Quintit, në të cilën kërkohet që Kosova ta heqë taksën dhe Serbia ta ndalë ofensivën diplomatike ndaj Kosovës në mënyrë që të rifillojë dialogu.
Ai ka deklaruar se me këtë qëndrim vendet e Quintit po i trajtojnë palët në mënyrë të barabartë, gjë të cilën deri më tani nuk e ka bërë BE-ja.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Reka ka thënë se tani u kërkohet koncesione të dyja palëve.
“Quinti më në fund e bëri atë që nuk e bënte BE-ja: ktheu simetrinë ndaj trajtimit të të dy palëve me dy kërkesa: koncesione reciproke për secilën prej tyre. Deri më tash Brukseli kërkonte koncesione vetëm nga njëra palë, pra që vetëm Kosova ta hiqte taksën, por jo edhe që Serbia t’i hiqte bllokadat diplomatike për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Reka.
Ai ka bërë me dije se me këtë qëndrim vendet më të fuqishme perëndimore kanë dhënë shpresë për një rifillim të dialogut me një mandat të ri. “Konsideroj se Quinti, me një qëndrim të tillë të ekuidistancës ndaj dy palëve të barabarta negociuese, dha shpresë për rifillimin e dialogut, por tash me: një mandat të ri, format të ri dhe me trajtim të ri të barabartë ndaj dy palëve negociuese. Fundja, qëndrimin e Quintit pak a shumë e kishte paralajmëruar iniciativa e fundit Merkel – Makron, e filluar në pranverë në Berlin dhe me gjasë me vazhdim në vjeshtë në Paris”, është shprehur ai.
Reka ka kritikuar qasjen e deritashme të dialogut Kosovë – Serbi për normalizim të marrëdhënieve.
Sipas tij, edhe iniciativa e kancelares gjermane dhe presidentit francez ishte kundër qasjes së deritashme të këtij dialogu. “Dueti ‘Merkron’ i dy fuqive kryesore të BE-së në një mënyrë ishte kritikë ndaj qasjes së gjertanishme shtatëvjeçare të ndërmjetësimit të dialogut të Brukselit, sidomos të rrëshqitjes së ish-ndërmjetësues së tij (nga gushti i vitit të kaluar) në pranimin implicit edhe të negocimit të ndryshimeve kufitare, që nuk ishteasmandatisajeasi Komisionit Evropian”, ka thënë Reka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit