Qëlloi për vdekje ish-gruan dhe vajzën 9 vjeçare, zbulohet deklarata e autorit të vrasjes së dyfishtë në Gjakovë

Ali Uka, prokurori i cili po heton vrasjen në Brekoc të Gjakovës, ka shpjeguar të dhënat të cilat i kanë deri më tani rreth vrasjes.
Uka ka sqaruar se për momentin kanë në dispozicion vetëm deklaratën e të pandehurit dhe provat e tjera materiale.
Duke cituar pjesë nga deklarata e të pandehurit, prokurori ka thënë se i dyshuari në deklaratën e parë ka mohuar se kur është nisur për te shtëpia e miqve ka pasur për qëllim kryerjen e vrasjes.
“Në deklaratën e tij i pandehuri ka thënë se ka shkuar në shtëpinë e miqve për t’u marrë vesh që të pajtohet me bashkëshorten dhe të vazhdojnë jetën. Aty ai ka deklaruar se ka pasur një konflikt me familjarët, konflikt ky i cili ka rezultuar me shtyrje dhe fyerje”, ka thënë prokurori, për kallxo.com.
Gjithnjë sipas prokurorit, i pandehuri ka deklaruar në Polici se pas shtyrjeve ai ka nxjerrë armën automatike dhe ka qëlluar me të disa herë.
“Ende nuk e dimë saktë se në sa persona ka qëlluar i dyshuari”, ka vazhduar tutje prokurori.
Ai ka sqaruar se dorasi pasi kishte kryer aktin kishte humbur ndjenjat dhe ishte dërguar në Spitalin e Gjakovës.
Prokurori ka sqaruar se përpos deklaratës së të pandehurit ende nuk i kanë marrë deklaratat e dy vëllezërve të viktimës dhe disa dëshmitarëve të tjerë të cilët janë të shokuar nga ngjarja.
40 vjeçari dyshohet se qëlloi për vdekje ish-gruan dhe vajzën 9 vjeçare.
Brenda pesë orësh, Policia e Kosovës nuk kishte arritur ta identifikonte vendndodhjen e njeriut i cili po e kërcënonte ish-gruan e tij.
Në raportet zyrtare, viktima ishte ankuar në ora 16:00 në Polici se po kërcënohej nga ish-bashkëshorti i saj.
Ndërkohë në një përgjigje zyrtare Policia e Gjakovës ka konfirmuar se ishte e njoftuar për kërcënimin por nuk kishte arritur ta identifikonte vendndodhjen e dorasit.
“Në ora 16:00 viktima ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari. Policia i janë përgjigjur rastit, kanë ndërmarrë veprimet operative duke e kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij dhe në lokacione të ndryshme, është tentuar të kontaktohet edhe përmes telefonit por i njëjti nuk është paraqitur”, ka thënë Lirie Podrimaj zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.
Ajo nuk ka dhënë detaje pse shtëpia e viktimës nuk është vënë nën mbikëqyrjen e Policisë.
Të dhënat e siguruara deri më tani nga KALLXO.com flasin se çifti kishin probleme në të kaluarën.
Detajet për këtë janë konfirmuar nga kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj.
“Viktima është ankuar në polici për kërcënimin policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe ka tentuar ta kontaktoj por ka qenë e pamundur”, ka thënë Selimaj.
Ai ka shtuar se dorasi është person i njohur për Prokurorinë dhe ishte i njohur pasi ndaj tij ka një procedurë penale.
Selimaj ka përgënjeshtruar lajmet se i dyshuari ishte liruar nga paraburgimi.
Në një bisedë për KALLXO.com, Selimaj ka konfirmuar se i dyshuari ishte në paraburgim nga data 12 maj deri në 6 qershor të këtij viti dhe ndaj tij ka një aktakuzë për dhunë në familje e cila është dorëzuar në Gjykatë.
Në rrethana ende të pasqaruar një 40 vjeçare dhe vajza e saj u qëlluan për vdekje mbrëmjen e datës 7 gusht. Dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i 40 vjeçares. Çifti jetonin të ndarë prej disa muajsh dhe kishin pesë fëmijë, dy prej të cilëve jetonin me të atin dhe tre me nënën.
Viktima mësohet se është me prejardhje nga Tropoja ndërsa jetonte nga paslufta me familjen e saj në Gjakovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prokuroria jep detaje për aksionin e fajdes në Prizren – të arrestuarit iu sekuestruan mbi 8 mijë euro dhe një veturë

Burg të përjetshëm për Elvin Kurtoviq për vrasjen në qendrën tregtare “Mavrovasja”

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker