Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë është 1 mijë e 560 zyrtarë policorë janë infektuar, ndërsa 16 prej tyre kanë humbur jetën.
Sipas policisë, nga zyrtarët e infektuar me covid-19, 117 janë raste aktive.
Referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër coronavirus të ri COVID-19, Policia e Kosovës ka hartuar me kohë urdhrin operativ policor të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për COVID-19”.
Me qëllim të mbrojtjes së zyrtarëve policor gjatë përballjes me pandeminë, Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa veprime.
“Policia e Kosovës me qëllim të mbrojtjes të të gjithë zyrtarëvë policorë në lidhje me situatën rreth koronavirusit ka ndërmarrë masat të menjëhershme përmes aktiviteteve nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë siç janë: (Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi) në objekte policore duke përfshirë pikat kufitare dhe stacionet policore dhe si dhe me qëllim të vetëdijesimit dhe informimit ka përgatitur postera, broshura me këshilla mjekësore si dhe ka mbajtur disa ligjërata informuese për pjesëtarët e policisë rreth parandalimit dhe ruajtjes së shëndetit për pjesëtaret e saj. Po ashtu ka shpërndarë maska dhe dezinfektues për rajonet e njësitet e saja policore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për lajminet.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe se që nga muaji gusht i vitit 2020, kur hyri në fuqi ligji për parandalimin e covid-19, e deri më 08 mars, nga policët në terren janë shqiptuar 145 mijë e 772 gjoba për moszbatim të masave ndaj pandemisë Covid-19.
Kurse, që nga fillimi i pandemisë, Policisë së Kosovës i janë shtuar 200 kadetë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin