LAJMI I FUNDIT:

Pyatt: Marrëveshja e Prespës i “hap” marrëdhëniet me fqinjët verior

Pyatt: Marrëveshja e Prespës i “hap” marrëdhëniet me fqinjët verior

Ambasadori i ShBA-ve në Greqi Geoffrey Pyatt për të përjavshmen “Kathimerini” thotë “më ka impresionuar ajo që biznesmenët e Selanikut të cilëve nuk u pëlqen marrëveshja e Prespës, megjithatë pajtohen se zbatimi i kësaj marrëveshje do të krijojë mundësi të reja dhe të rëndësishme ekonomike. Ai shton se se zgjidhja mes dy vendeve i “hap” marrëdhëniet me fqinjët verior.

Siç raportojnë nga AIM, intervista është në prag të Panarit tradicional ndërkombëtar në Selanik që fillon të shtunën e ardhshme, ku ShBA-të këtë vit janë vend i nderit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Marrëveshja e Prespës është e rëndësishme sepse i “hap” marrëdhëniet me fqinjët verior. Isha i impresionuar sepse në Selanik nga biznesmenë kam dëgjuar se pajtohen, madje edhe nëse nuk u pëlqen marrëveshja e Prespës, se nëse zbatohet do të krijojë mundësi të reja dhe të rëndësishme ekonomike. Nuk bëhet fjalë vetëm për Shkupin, por edhe për marrëdhënien historike të Greqisë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, faktin se Greqia e ndan mendimin amerikan se këto vende duhet të mundohen të vazhdojnë rrugën e tyre deri në anëtarësimin në BE dhe NATO”, thotë ambasadori i ShBA-ve në Greqi, Geoffrey Pyatt.


Ai shton se pikërisht kjo do të jetë pjesë e porosisë politike të panairit në të cilin do të marrë pjesë ndihmës Sekretari i ri Shtetëror për Turqinë, Qipron dhe Ballkanin, Matthew Palmer

Pyatt thotë se ShBA-të preferojnë Greqinë si partner në përfshirjen e tyre në Ballkanin Perëndimor, dhe se “Greqia e fuqishme është partner natyror i ShBA-ve”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori