LAJMI I FUNDIT:

Putin frikësohet nga një rebelim tjetër, rrit sigurinë personale me mijëra forca speciale, tanke dhe aeroplanë luftarakë

Putin frikësohet nga një rebelim tjetër, rrit sigurinë personale me mijëra forca speciale, tanke dhe aeroplanë luftarakë

Presidenti rus Vladimir Putin ka përforcuar Gardën e tij Kombëtare me njësinë e vet elitare të forcave speciale, gjithashtu me tanke, aeroplanë luftarakë dhe artileri për ta mbrojtur veten nga një rebelim tjetër.

Presidenti rus urdhëroi personalisht njësinë e forcave speciale Grom të Ministrisë së Brendshme të zhvendoset nën komandën e Gardës Kombëtare, sipas Alexander Khinshtein, një deputet i partisë “Rusia e Bashkuar e Putinit”, transmeton Telegrafi.

“Me vendim të presidentit, njësia Grom po i transferohet Gardës Kombëtare Ruse së bashku me stafin dhe të gjithë infrastrukturën”, tha ai.


Grom, që do të thotë ‘bubullimë’ në shqip, ka një reputacion për operacione të ashpra për kapjen e liderëve të bandave dhe ka rreth 7,000 burra.

Putini krijoi Gardën Kombëtare në vitin 2016 dhe urdhëroi që t’i raportonte direkt atij, dhe jo ministrisë së Mbrojtjes, duke bërë që analistët ta përshkruanin atë si “Gardën e tij Pretoriane”.

Garda drejtohet nga ish-truproja e tij, Viktor Zolotov, dhe ka 320,000 burra, që më parë shiheshin si një kryqëzim midis policisë së armatosur dhe njësive të milicisë, roli kryesor i të cilëve kishte qenë shtypja e protestuesve anti-Kremlin.

Megjithatë, që nga rebelimi i liderit mercenar të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, muajin e kaluar, mendimi i Putinit ka ndryshuar dhe ai tani thuhet se është i shqetësuar për besnikërinë e shërbimeve të tij të sigurisë dhe oficerëve ushtarakë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Evropa
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Bosnja
Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Botë
Lëndohet një grua gjatë përleshjes mes protestuesve dhe sigurimit e policisë, para ndërtesë së Komunës së Beogradit

Lëndohet një grua gjatë përleshjes mes protestuesve dhe sigurimit e policisë, para ndërtesë së Komunës së Beogradit

Serbia
Kalo në kategori