Pushteti në Maqedoni kundër zgjedhjeve të parakohshme, opozita paralajmëron “hapa të rinj”

Pushteti mbetet në qëndrimin se për momentin nuk nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa opozita edhe më tej kërkon mbajtjen e tyre. Pas bllokadës së Kuvendit, OBRM-PDUKM paralajmëron “hapa të rinj” për të cilat duhet të bisedohet sot në seancën e Komitetit ekzekutiv të partisë. Nga ana tjetër, dje, edhe Alternativa, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar, u deklarua se në kushte të krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike nuk duhet të ketë zgjedhje.
Kryetari i Alternativës Afrim Gashi nga Kongresi i djeshëm i partisë porositi se zgjedhje të parakohshme për momentin nuk nevojiten.
“Shpresojmë që ashtu siç kaloi pjesa e parë, edhe dita e dytë e Kongresit do të jetë në atmosferë pozitive dhe kjo që po ndodh sot do të jetë në dobi të të gjithëve, për të pasuruar skenën politike me diçka që është e mirë për të gjithë. Shumica e Kuvendit Qendror, 90 për qind, do të votojnë sot, sepse janë njerëz që vijnë nga degët dhe ky është organi kryesor që zgjidhet në parti dhe zgjat deri në kongresin e ardhshëm”, tha Gashi.
Edhe nga LSDM-ja konsiderojnë se Qeveria ndërmerr masa dhe përballet me sfidat që i imponoi kriza energjetike dhe se nuk nevojiten zgjedhje. Kryeministri Dimitar Kovaçevski disa herë deri më tani ka deklaruar se takim të liderëve nuk do të mbahet nëse në të bisedohet vetëm për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme.
“Tanimë kemi thënë se takim për zgjedhje të parakohshme nuk duhet të mbahet sepse një kërkesë e tillë vjen në kushte të krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike. Po na pret një dimër i rëndë me të cilin do të duhet të përballemi dhe për çka 24 orë bëjmë plane”, deklaroi Kovaçevski.
Bojkoti i Kuvendit nga ana e opozitës, sipas Kovaçevskit, është joserioz, sepse atje sillen ligje të cilat janë në interes të qytetarëve.
Nga ana tjetër lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se të hënën në seancën partiake të Komitetit ekzekutiv do të hapet diskutimi për hapat e ardhshëm që do t’i ndërmerr partia në lidhje me bllokadën e Kuvendit.
“Le ta vendosin ligjin për votim dhe le të mbështetin për atë se populli vendosi që OBRM-PDUKM të ketë 50-të komuna ku do të jetë në pushtet. Atë ligj e mbështesim për atë se 63 milion euro do të investohen në projekte, në kushte më të mira për jetën e qytetarëve”, tha Mickoski.
Në lidhje me incizimin ku dëgjohet zëri i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, Mickoski tha se nuk kupton përse kryeministri Dimitar Kovaçevski “publikisht heshtë për këtë” dhe se nuk ka reagim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa