Komuna e Shtërpcës, paguan punëtorë për spitalin që nuk u funksionalizua asnjëherë. Madje kjo komunë, pas një dekade prej ndërtimit, ka vendosur ta rinovojë objektin që nuk ishte vënë në punë, meqë i njëjti është demoluar.
Banorët e kësaj ane thonë se institucionet e Kosovës, duhet të reagojnë sepse tash e shumë vite, punëtorët paguhen pa punuar fare.
Qindra mijëra euro për pagat e 120 punëtorëve në shëndetësinë sekondare, ka planifikuar komuna e Shtërpcës në propozim buxhetin për vitin 2024-2026.
Në tabelën që i përket shëndetësisë sekondare, për këtë vit, për punëtorët e këtij sektori ishin planifikuar rreth 166 mijë euro, e për vitin 2024, 320 mijë euro.
Por, problemi është se Shtërpca është në mesin e komunave që nuk kanë spital, apo ndryshe nuk ofron shërbim sekondar.
Në një raport financiar për periudhën janar mars 2022, të publikuar në faqen e kësaj komunë, për pagat në shërbimit që nuk është funksional janë ndarë mbi 270 mijë euro, por janë shpenzuar rreth 37 mijë euro.
Megjithatë kjo komunë është kujdes që para një dekade të e ndërtojë spitalin, që nuk arriti të e funksionalizojë asnjëherë.
“Spitali i Shtërpcës që ndodhet në afërsi të fshatit Biti e Poshtme, është ndërtuar rreth vitit 2012 dhe vlera totale ka qenë mbi 1 milionë euro, por pavarësisht se ky spital nuk u funksionalizua asnjëherë së fundmi është nisur të renovohet, kjo ndërtesë. por në lidhje me punëtorët të cilët paguhen ndonëse ky spital nuk punoi asnjëherë gishtin e kanë drejtuar ministria e Financave dhe ministria e Shëndetësisë nga komuna e Shtërpcës, nga kjo e fundit nuk kemi arritur të marrim përgjigje.”
Dukagjini ka provuar të marr një përgjigje, duke shkuar direkt edhe në komunën e Shtërpcës, por një person i paraqitur si zyrtar ka thënë se në këtë komunë mund të hymë vetëm nëse kemi takim zyrtarë të lënë paraprakisht.
“Moskthimi i përgjegjës është mohim..”
Banorët e fshatit Biti thonë se është e papranueshme që tash e disa vite, ky objekt ka mbetur në këtë gjendje, e shërbimet detyrohen t’i marrin në Ferizaj.
“I marrim shërbimet qëtu ne Drajkoc, është një qendër regjionale për komunën e Shtërpcës, për shqiptarë por është e përbashkët me serbë, atje i marrim senet elementare e për analiza të tjera, shkojmë në Ferizaj, në Prishtinë…Ndihmës është sa më afër më mirë është, logjike e thjeshtë por një spital flitet që spitali i mushkërive u ndërtua në realitet që 5 vite, nuk është funksional këta e kanë deformu të gjithën”, ka thënë qytetari Agron Tahiri.
Sipas Tahirit, numri i punëtorëve që paguhen për këtë objekt, është mbi 200, ndërsa një banor tjetër, thotë se e gjithë çështja është politike.
“Ajo është shumë normale se institucionet e Kosovës, duhet me punu por ato janë në gjumë po flejnë, sepse njerëzit që marrin paga e nuk punojnë, unë për momentin nuk marr as pagë as asgjë por jetoj si jetoj, se kam problem por ata që marrin paga e nuk punojnë, nuk e bëjnë një shërbim për qytetarin e Kosovës, nuk ja vlen me marr edhe paga, por kjo është çështje politike vetëm e vetëm shpërlarje parash.”
Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, të cilët kanë në menaxhim 7 spitale rajonale te Kosovës, përmes telefoni kanë thënë se nuk menaxhojnë spitalet në komunat që janë të banuara me shumice serbe, duke përmendur edhe spitalin e Graçanicës e të Mitrovicës së Veriut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Ky cjap ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Këtë të dielë ndryshon ora - ja çfarë duhet të dini

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata