Në çdo tryezë fundviti përplas preferencat e ndryshme mes familjarëve. Janë ato receta që mbartin traditë,ngrohtësi dhe kujtime familjare, që i bashkojnë të gjithë në fund të fundit.

Pula e vitit të ri e shoqëruar me patate Aviko është pikërisht një prej tyre – një kombinim i thjeshtë, por i përkryer, që i jep darkës festive shije të plotë dhe prezantim elegant.


Pse ky kombinim është ideal për fundvit?

Pula e pjekur është simbol i begatisë dhe i tryezës familjare. Ajo servohet lehtë, ndahet me të gjithë dhe krijon atë ndjesinë e “darkës së madhe” që fundviti e kërkon.Patatet e cilësisë së lartë Aviko sjellin balancin mespjesës së jashtme krokante dhe asaj të brendshme të butë.

Të përgatitura në furrë ose tigan, ato:

piqen në mënyrë të njëtrajtshme,

ruajnë formën dhe shijen,

nuk thithin yndyrë të tepërt,

dhe janë gati për servirje pa komplikime.

Kjo i bën perfekte për një darkë festive ku koha dhe cilësia janë të dyja të rëndësishme.

Gjatë festave, askush nuk dëshiron receta të ndërlikuara. Kombinimi i pulës së pjekur me patate Aviko ju lejon të përqendroheni te atmosfera dhe jo te kuzhina:

pula marinohet sipas dëshirës (me hudhër, rozmarinë, limon),

patatet Aviko futen direkt në furrë,

dhe brenda pak kohe keni një pjatë të denjë për çdo familje.

Shije që i përshtatet çdo gjenerate

Nga më të vegjlit te më të rriturit, ky kombinim është i dashur për të gjithë. Patatet Aviko kanë shije natyral edhe strukturë të këndshme, ndërsa pula mbetet e lëngshme dhe me erë fantastike.

Nëse po kërkoni një ide të sigurt për festat e fundvitit, pula e pjekur me patate Aviko është zgjedhja që nuk gaboheni kurrë.

Shije klasike, përgatitje e lehtë dhe cilësi që ndihet në çdo kafshatë – pikërisht ajo që i duhet një tryeze festive.