Heroi i Kupës së Botës të Argjentinës, Emiliano Martinez, ka qenë në qendër të vëmendjes për më shumë se një javë, por vëmendja është kthyer tek gishtat e këmbës së tij dhe jo tek gjestet ndaj Kylian Mbappe.
Martinez luajti një rol integral në triumfin e tretë të Argjentinës në Kupën e Botës, duke fituar “Dorëzën e Artë” pas një serie shfaqjesh të mëdha mes shtyllave dhe duke festuar me një gjest të shthurur pas marrjes së çmimit.
Ai priti penalltinë e Kingsley Coman dhe gjithashtu ndikoi te humbja e penalltisë së Aurelien Tchouameni, i cili dërgoi topin jashtë dhe Albiceleste dolën fitues.
Portieri i diskutueshëm i Aston Villa bëri gjithashtu një pritje të bujshme për të mohuar një gol të Kolo Mouanit në minutën e fundit të vazhdimeve dhe ka bërë një tatuazh në vendin e saktë në këmbën e tij të majtë.
Ai tatuazh përmban trofeun e Kupës së Botës, tre yje dhe citimin, “Que la pasión te lleve a la gloria” – që përkthehet në “Pasioni mund t’ju çojë në lavdi”.
Martinez postoi foto të tatuazhit të tij të ri në Instagramin e tij, por të gjithë po flisnin për diçka tjetër në imazh dhe për faktin se tek këmba e tij po vërehen vetëm katër gishta.
“A ka ai vetëm katër gishta?”, “Gishtat e këmbëve të tij po lëvizin. Çmenduri!!!”, “Ka 4 gishta” dhe “A i mungon një gisht i këmbës së djathtë?”, ishin disa nga komentet e tifozëve në rrjetet sociale. /Telegrafi/
https://twitter.com/MathieuNpls/status/1607488402378702850
EMI MARTINEZ’S TOES ARE THE WORST TOES I HAVE EVER SEEN pic.twitter.com/jzZW6pdz9b
— 𝐉𝐙𝐀 (@pochharamball) December 26, 2022