LAJMI I FUNDIT:

Pse u besojmë komploteve?

Pse u besojmë komploteve?

Disa teori konspirative janë kryesisht të padëmshme. Të tjerat kanë pasoja që shtrihen larg. Tani studiuesit po i afrohen shumë kuptimit të arsyeve pse kaq shumë njerëz besojnë gjëra që s’janë të vërteta.

Teoritë konspirative nuk janë aspak një gjë e re. Që në shekullin III, Ungjilli ikur i humbur i Filipit thoshte se Jezusi dhe Mari Magdalena ishin të martuar, një mit i cili është përjetësuar në letërsi, përmes librave si “Kodi i Da Vinçit”. Disa thonë se teoria konspirative trushpëlarëse e Iluminatit i ka rrënjët në një shoqëri të fshehtë të 1776, por ajo shoqëri nuk kish pikë ngjashmërie me Illuminatin e sotëm.

Kohët e fundit ka nga ata që mohojnë edhe që Holokausti të ketë ndodhur. Pavarësisht provave të pakundërshtueshme, ata thonë se nazistët nuk vranë 6 milionë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Pyetja që ngrejnë psikologët është: përse teori të tilla vazhdojnë të mbijetojnë?

Dhe nuk ka një përgjigje të thjeshtë.

“Në një farë kuptimi, të gjithë jemi të prirur që të dyshojmë tek qeveria”, thotë Karen Douglas, psikologe. “Fakti që bëjmë kujdes dhe shohim me dyshim një grup njerëzish të cilët nuk i kuptojmë, ka kuptim në një pikëpamje evolucionare.  Në disa drejtime, është tendencë përshtatjeje të qenit dyshues ndaj grupeve të tjerë”.

Por kur psikologia Douglas gërmoi pak më shumë, zbuloi dhe disa shpjegime të tjera. Një prej tyre është një nevojë pothuaj narcisiste për të qenë unikë, sipas një studimi. Një person ndjehet që ka qasje në informacion të rrallë apo në shpjegime alternative “sekrete” për ngjarje të caktuara botërore, si për shembull vrasjet në Charlie Hebdo në janar 205 në Paris.

Shkrimtari Michael Billig shkruante në vitin 1984: “Teoria konspirative ofron shansin për njohuri të fshehura, të rëndësishme e të menjëhershme. Kështu ai që u beson mund të bëhet ekspert, që zotëron njohuri që as të ashtuquajturit ekspertë nuk i kanë patur”.

Të tjerë studime thonë se teoritë e komplotit i ndihmojnë njerëzit t’i japin kuptim botës kur ndjehen se nuk kanë kontroll, janë në ankth apo ndjehen të pafuqishëm nëse nevojat e tyre kërcënohen.

Njerëzit mund ta kenë të vështirë të pranojnë se jetojmë në një botë ku akte dhune, si vrasje në masë mund të ndodhin. Për këtë arsye, besojnë se prapa ngjarjeve të zakonshme ka njerëz të pushtetshëm.

Fakti që ka shumë njerëz besojnë në teori konspirative ka pasoja të rrezikshme, pavarësisht se janë absurde apo edhe komike.

Dhe për fat të keq, nuk ka një rrugë të kollajtë për ta bërë të vërtetën sundimtaren më të lartë. Paraqitja e fakteve të sakta shkencore nga ana e shkencëtarëve, shpesh sjell thjeshtë forcimin e teorisë konspirative. Është treguar se sa më shumë një person beson në një komplot, aq më pak gjasa ka të besojë faktet shkencore. Ajo që ndodh është që, provat kundër një teorie konspirative, ri-interpretohen si prova në favor të saj.

Dhe teknologjia e ka bërë më të kollajtë përhapjen e tyre.

Shpesh herë ne ndajmë në faqet tona në mediat sociale, tituj bombastikë, të cilave nuk ua kemi lexuar fare artikullin. E kemi informacionin në majë të gishtërinjve, e prapëseprapë jemi të fiksuar pas rrëfimeve boshe. Pikërisht kështu përhapen dezinformimi dhe teoritë e komplotit.

Kjo do të thotë se nuk mund të besojmë gjithmonë atë që lexojmë e dëgjojmë. Nëse një gjë tingëllon shumë e çuditshme, atëherë besojeni që ashtu është. Nëse jeni të vetëdijshëm se sa shumë teori konspirative qarkullojnë, atëherë ke një avantazh për të parandaluar përhapjen e tyre të mëtejshme. /BBC – Bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori