Pse Stutgarti luajti në stadiumin "Santiago Bernabeu" pa sponsorin kryesor në fanella

Nënkampioni gjerman Stuttgart luajti sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu” kundër Real Madridit ku pësoi me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve pas më shumë se 14 viteve. Në këtë takim, klubi i njohur gjerman doli pa sponsorin kryesor në fanellat e tyre të kuqe, për shkak se ligjet në Spanjë janë të rrepta. Konkretisht, sponsor i Stutgartit është kompania e basteve Winamax, dhe ligji në Spanjë e ndalon reklamimin e basteve në ngjarje sportive, kështu që klubi gjerman ishte pa sponsorin kryesor në këtë takim.

Nuk dihet ende nëse sponsori i lartpërmendur do të zëvendësohet nga një tjetër apo do të luajë thjesht pa sponsor në këto vende ku reklamimi i basteve është i ndaluar. /Telegrafi/





















































