Topi i Artë mbrëmë përfundoi në duart e mesfushorit spanjoll Rodrigo Hernandez, i njohur si Rodri, por pavarësisht se kë favorizonin masa, askush nuk ka të drejtë t’i zvogëlojë meritat e tij për të gjithë trofetë të fituar me Spanjën dhe Manchester Cityn.
Rodri është motori i vërtetë i Manchester Cityt dhe Spanjës, të cilët prej vitesh dominojnë futbollin evropian, secili në mënyrën e vet.
Përveçse është truri i lojës, ai është aq i dobishëm në mbrojtje ashtu edhe në sulm, pasi Rodri është autori i disa prej golave më të rëndësishëm kur është më e nevojshme, duke i sjellë kështu Manchester Cityt titullin e vetëm të kampionit të Evropës në histori.
Përveç gjithë kësaj, Rodri është absolutisht unik në botën e futbollit. Ajo që e veçon nga futbollistët e tjerë, krahas Topit të Artë, është edhe modestia e tij, për të cilën është folur aq shumë.
Historia e mesfushorit të madh spanjoll është e njohur prej kohësh. Ai është lojtari më modest sot, të cilit nuk i interesojnë rrjetet sociale, as i pëlqen të shpenzojë para për gjëra luksi, edhe pse sipas kontratës me Manchester Cityn mund të përballojë shumë më tepër se futbollistët e tjerë.
Rodri has no social media, no tattoos so he can donate blood easier, no fancy cars, lived in student accommodation while earning 120K a week, donates 1/4 of his wages to charity and bought a second hand Vauxhall Corsa from an old lady.
He has just won the Ballon d’Or. pic.twitter.com/IOtcNq9jAL
— george (@StokeyyG2) October 28, 2024
Rodri nuk ka asnjë profil në rrjetet sociale, i përkushtohet punës humanitare ditë e natë dhe para disa vitesh jetonte në një konvikt studentor, edhe pse edhe në atë kohë fitonte miliona.
Për një kohë të gjatë, ai drejtonte një Opel Corsa të përdorur, me vlerë vetëm disa mijëra euro, ndërsa rivalët e tij në fushë shëtisin me supermakina.
Ndërkohë që po vazhdonte pandemia e coronavirusit, fokusi i tij ishte ekskluzivisht zhvillimi i karrierës së tij futbollistike, por edhe arsimi, ndaj iu përkushtua diplomimit në Fakultetin e Administrimit dhe Menaxhimit të Biznesit.
🗣️ Rodri on University:
“The best years of my life so far. My parents suggested going into halls and it was brilliant. There’s a good, happy atmosphere, people your age from all over. I met my girlfriend there. One of the best experiences I’ve had…”#MCFC pic.twitter.com/2OwLqUTqzE
— City Xtra (@City_Xtra) October 18, 2019
Në momentet kur ai fitonte 150,000 euro në javë sipas kontratës së tij, Rodri jetonte në një dhomë studentore.
Në të njëjtën kohë, ai ishte i fokusuar në arsim dhe nuk donte të blinte apartament apo shtëpi.
“Njerëzit u tronditën kur panë Rodri, i cili luante në La Liga të Spanjës, por ende jetonte në rezidencën e universitetit. Ai ishte gjithmonë mjaft ‘normal’. Ai ndante hapësirën dhe kohën me të gjithë dhe pëlqente të kalonte kohë me miqtë e tij, edhe pse ishte një yll futbolli”, tregon miku i tij Valentin Henarejo për Marcan disa vite më parë.
Lojtari më i mirë në botë është një humanitar i madh, ndaj që nga fillimi i karrierës së tij e deri më sot, ai ndan një të katërtën e të ardhurave për qëllime humanitare.
Lojtari i Kombëtares spanjolle është kundër tatuazheve dhe nuk ka asnjë në trup dhe as nuk dëshiron rrjetet sociale në asnjë formë.
🚨🚨🚨
Rodri’s girlfriend is a med student training to be a surgeon. She stood by him when he had nothing—now look at him, and he stayed with her.#BallonDor #BallonDOr2024 #Rodri #Rodriballondor pic.twitter.com/adjvjtsCRg
— Gentz (@Gentz001) October 28, 2024
Qasja e tij si lojtar dhe njeri është krejtësisht e thjeshtë, por i “përshtatet” jashtëzakonisht shumë dhe sjell rezultate në fushë.
Gjithashtu, e dashura e Rodrigos, Laura Iglesias, ka qenë me të që në fillimet e tij të futbollit dhe e ka shoqëruar në rrugëtimin e tij të vështirë drejt titullit të futbollistit më të mirë në botë.
Ajo është studente e mjekësisë dhe Rodri më herët ka treguar se festimet e golit i janë kushtuar asaj.
Edhe pse shumë nuk janë dakord që me meritë iu dha Topi i Artë, askush nuk mund t’ia heqë këto merita.
Thjesht, ai përdori avantazhet e tij ndaj të tjerëve dhe mori vlerësimin më të madh për individ në botën e futbollit. /Telegrafi/