Arsyeja pse VAR-i nuk u përdor në duelin që Manchester United e fitoi me rezultat 2-1 ndaj Leicester Cityt në FA Cup tashmë është zbuluar.
United arriti që të sigurojë një vend në raundin e pestë të FA Cup, falë një goli në momentet e fundit nga Maguire.
Sidoqoftë, përsëritja e aksionit shfaqi pamjet ku Maguire u pa qartësisht në pozicion jashtë loje kur u ekzekutua gjuajtja e lirë nga Bruno Fernandes.
Fatmirësisht për ‘Djajtë e Kuq’, VAR-i nuk u fut në funksion për ta anuluar atë gol.
Më herët në FA Cup, VAR ishte përdorur në raundin e tretë dhe të katërt, nëse ndeshja ishte luajtur në një terren të Ligës Premier.
Sidoqoftë, para fillimit të sezonit 2024/2025, kjo rregull ndryshoi dhe u mor vendim që VAR-i të përdorej vetëm nga raundi i pestë e tutje.
🤛 Maguire 🤜#EmiratesFACup pic.twitter.com/Jq6sPkJ1cm
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) February 7, 2025
“VAR do të përdoret në FA Cup 2024/2025 vetëm nga raundi i pestë e tutje dhe nuk do të jetë në gjendje të përdoret në raundin e tretë dhe të katërt”.
“VAR është përdorur në FA Cup vetëm në ndeshjet e kaluara në stadiumin ‘Wembley’ dhe në terrenet e Ligës Premier për shkak të infrastrukturës, fuqisë punëtore dhe kostove që kërkohen për këtë operacion”, kishte njoftuar Federata Angleze.
United do të rikthehet në aksion gjatë vikendit të ardhshëm ku do të jenë nikoqir të Tottenhamit./Telegrafi/