Pothuajse një muaj më parë, Kamala Harris u shfaq në emisionin The View në ABC, në një intervistë që pritej të ishte miqësore dhe që synonte të prezantonte veten para amerikanëve që dëshironin ta njihnin më mirë.
Por, intervista u errësua shpejt nga përgjigjja e saj ndaj një pyetjeje mbi atë që do të kishte bërë ndryshe nga presidenti aktual, Joe Biden, “asgjë nuk më vjen ndërmend.”
Përgjigjja e Harrisit – e cila u kthye në një reklamë sulmi nga republikanët – nënvizoi vështirësitë politike që fushata e saj nuk mori hov në ditët vendimtare përballë Donald Trumpit.
Publikisht, ajo pranoi humbjen të mërkurën pasdite, duke u thënë mbështetësve “mos u dëshpëroni”, shkruan bbc.
Megjithatë, analiza e thellë mbi gabimet dhe çfarë mund të kishte bërë ndryshe do të zgjasin më shumë, pasi demokratët nisin të drejtojnë gishtin dhe të shfaqin pikëpyetje mbi të ardhmen e partisë.
Zyrtarët e fushatës së Harrisit heshtën në orët e para të së mërkurës, ndërsa disa këshilltarë shfaqën hidhërimin pasi kishin pritur një garë shumë më të ngushtë, transmeton Telegrafi.
“Humbja është jashtëzakonisht e dhimbshme. Është e vështirë”, tha drejtuesja e fushatës së 60-vjeçares, Jen O’Malley Dillon, në një email për stafin të mërkurën. “Kjo do të marrë kohë për t’u përpunuar”, shtoi ajo.
Si zëvendëspresidente në detyrë, Harris nuk mundi të shkëputej nga një president jopopullor dhe të bindte votuesit se mund të ofronte ndryshimin që ata kërkonin në mes të një ankthi të përhapur ekonomik.
“Hija” e Bidenit
Pas dorëheqjes së Bidenit nga gara shkaku i një performance katastrofike në debat, Harris u vendos në krye të listës pa kaluar nëpër një proces paraprak shqyrtimi, pasi nuk ishte hedhur asnjë votë.
Ajo e nisi fushatën 100-ditore duke premtuar një “brez të ri udhëheqësish” duke mobilizuar gratë për të drejtat e abortit dhe duke u munduar të fitonte mbështetjen e klasës punëtore, ku u përqendrua në çështje ekonomike si kostot në rritje dhe përballueshmëria e strehimit.
Me vetëm tre muaj deri në ditën e zgjedhjeve, ajo arriti të krijojë një valë fillestare të momentit, e cila përfshinte një bum ‘memes’ në rrjetet sociale, një listë të mbështetjeve nga figura të njohura si Taylor Swift dhe një rekord në donacionet e mbledhura. Por, Harris nuk arriti të largonte ndjenjën anti-Biden që kishte përfshirë pjesën më të madhe të elektoratit.
Vlerësimi i aprovimit të presidentit ka qëndruar vazhdimisht në nivelin e ulët të 40 për qind gjatë gjithë mandatit katërvjeçar, ndërsa rreth dy të tretat e votuesve besonin se SHBA-ja është në drejtimin e gabuar.
Disa aleatë kanë vënë në pikëpyetje në mënyrë private nëse Harris mbeti tepër besnike ndaj Bidenit në përpjekjen e saj për ta zëvendësuar atë.
Por, Jamal Simmons, ish-drejtori i komunikimit të zëvendëspresidentes, e quajti këtë një “kurth”, duke argumentuar se çdo distancë do t’u jepte republikanëve një arsye tjetër për ta sulmuar për mosbesnikëri.
“Nuk mund të largohesh vërtet nga presidenti që të zgjedh”, tha ai.
Harris u përpoq të ecë në një vijë të hollë, duke adresuar arritjet e administratës pa hedhur hije mbi shefin e saj, duke treguar një hezitim për t’u ndarë nga ndonjë prej politikave të 81-vjeçarit, por gjithashtu pa i promovuar hapur ato gjatë fushatës.
Megjithatë, ajo nuk arriti të ofronte një argument bindës përse duhet të udhëheqë vendin dhe si do të përballonte shqetësimet ekonomike si dhe ato të përhapura për imigracionin.
Rreth 3 në 10 votues thanë se situata financiare e familjes së tyre po përkeqësohej, sipas të dhënave nga AP VoteCast, sondazh me mbi 120 mijë votues amerikanë, kryer nga NORC në Universitetin e Chicagos.
Nëntë në 10 votues ishin shumë ose disi të shqetësuar për çmimet e ushqimeve.
I njëjti sondazh gjeti se 4 në 10 votues thanë se emigrantët që jetojnë ilegalisht në SHBA duhet të deportohen në vendin e origjinës, një rritje nga rreth 3 në 10 që mendonin njësoj në vitin 2020.
Edhe pse Harris u përpoq të nënvizonte në fazën përfundimtare të fushatës se administrata e saj nuk do të ishte një vazhdimësi e Bidenit, ajo nuk arriti të paraqiste qartë politikat e saj, shpesh duke shmangur të adresonte hapur çështjet kryesore.
Përpjekje për të ndërtuar një figurë përtej Bidenit
Fushata e Harrisit kishte shpresuar të ribashkonte bazën e votuesve që i dha fitoren Bidenit në vitin 2020, duke fituar mbështetjen e grupeve kryesore demokrate si votuesit me ngjyrë, latinë dhe të rinjtë, si dhe duke fituar më shumë mbështetje nga votuesit e arsimuar që jetojnë në periferi.
Por, ajo performoi më dobët me këto blloqe kyçe votuesish. Ajo humbi 13 pikë me votuesit latinë, dy pikë me votuesit me ngjyrë dhe gjashtë pikë me votuesit nën moshën 30-vjeçare, sipas sondazheve në dalje të votimeve, të cilat mund të ndryshojnë ndërsa numërohen votat, por konsiderohen përfaqësuese të trendeve.
Senatori i pavarur, Bernie Sanders nga Vermonti, i cili humbi në zgjedhjet paraprake presidenciale demokrate të vitit 2016 ndaj Hillary Clintonit dhe në ato të vitit 2020 ndaj Bidenit, tha në një deklaratë se ishte “jo e papritur” që votuesit e klasës punëtore braktisën partinë.
“Së pari, ishte klasa punëtore e bardhë dhe tani janë edhe punëtorët latinë dhe ata me ngjyrë. Ndërsa udhëheqësit demokrat mbron status quo-në, populli amerikan është i zemëruar dhe dëshiron ndryshim”, tha ai dhe shtoi “dhe kanë të drejtë”.
Ndërkohë që gratë i dhanë kryesisht mbështetje Harrisit kundër Trumpit, epërsia e zëvendëspresidentes nuk tejkaloi kufijtë që fushata e demokrates kishte shpresuar që kandidatura e saj historike do të arrinte. Ajo nuk arriti të përmbushte ambiciet për të fituar edhe te gratë republikane në periferi, duke humbur 53 për qind të grave të bardha.
Në zgjedhjet e para presidenciale që nga anulimi i së drejtës kushtetuese për abort nga Gjykata e Lartë, demokratët kishin shpresuar se përqendrimi i saj në të drejtat riprodhuese do të sillte një fitore vendimtare.
Ndërsa rreth 54 për qind e votueseve gra dhanë votën e tyre për Harrisin, kjo mbeti nën 57 për qindshin që mbështetën Bidenin në vitin 2020, sipas të dhënave nga sondazhet në dalje të votimeve.
Fokusimi te Trumpi
Që para se të ngjitej në krye të listës, Harris kishte synuar ta paraqiste garën si një referendum mbi Trumpin dhe jo mbi Bidenin.
Ish-prokurorja nga Kalifornia u mbështet te përvoja e saj në fushën e drejtësisë për të ngritur një “rast” kundër ish-presidentit.
Por, fushata e demokrates e sapofilluar vendosi të lërë mënjanë argumentin kryesor të Bidenit se Trump përbënte një kërcënim ekzistencial për demokracinë, duke e përqendruar mesazhin në një qasje “të gëzueshme” për mbrojtjen e lirive personale dhe ruajtjen e klasës së mesme.
Në fazën përfundimtare, megjithatë, Harris mori një vendim taktik për të nënvizuar sërish rreziqet e një mandati të dytë të Trumpit, duke e quajtur atë “fashist” dhe duke bërë fushatë me republikanë të zhgënjyer nga retorika e tij.
Pas komenteve të John Kelly, ish-shefit të personelit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, për New York Times, se republikani kishte folur pozitivisht për Adolf Hitlerin, Harris mbajti një fjalim para rezidencës së saj zyrtare duke e përshkruar presidentin si “të shkëputur nga realiteti dhe të paqëndrueshëm”.
“Kamala Harris humbi këto zgjedhje kur vendosi të përqendrohej pothuajse ekskluzivisht te sulmet ndaj Donald Trumpit”, tha natën e së martës, Frank Luntz, analist me përvojë.
“Votuesit tashmë dinë gjithçka për Trumpin – por ata donin ende të dinin më shumë për planet e Harrisit për orën e parë, ditën e parë, muajin e parë dhe vitin e parë të administratës së saj”.
“Ishte një dështim kolosal për fushatën që ta përqendronte vëmendjen te Trumpi më shumë sesa te idetë e saj”, shtoi ai.
Në fund, koalicioni fitues që Harris kishte nevojë për të mposhtur Trumpin nuk u materializua, dhe refuzimi i qartë nga votuesit tregoi se Partia Demokrate ka një problem më të thellë sesa thjesht një president jopopullor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse nuk fitoi Kamala Harris?
Veprimet e fundit që Biden do të ndërmarrë përpara se Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Filipinet me apel urgjent për evakuimin e banorëve ndërsa tajfuni Man-Yi forcohet dhe i afrohet vendit
Shkencëtari deklaron se NASA "mund të ketë vrarë" aksidentalisht jetën në Mars - çfarë do të thotë kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën