Notarët që konkurrojnë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ bëjnë një dush pas çdo hedhje në ujë dhe arsyeja që fshihet prapa saj është e shpjeguar nga shkenca.

Pas çdo hedhje në ujë, notarët pas daljes nga pishina menjëherë i nënshtrohen një dushi të nxehtë, diçka që i ka lënë shikuesit të habitur.


Por realiteti thotë se ata po e bëjnë këtë në mënyrë që të mbrojnë trupin e tyre.

Duke bërë dush në temperatura të larta, notarët i mbajnë muskujt e tyre të relaksuar dhe të lirë para se të bëjnë hedhjen e radhës.

lojrat 1

Duke marrë parasysh se profesioni i tyre mund të kërkojë nga ta që të bëjnë disa lëvizje të vështira brenda disa orëve, atëherë ata synojnë që të minimizojnë rrezikun për ndonjë lëndim të mundshëm nga lëvizjet e papritura.

Duke bërë dush për një periudhë të shkurtë, notarët e minimizojnë drastikisht rrezikun që të preken nga ndonjë ngërç apo lëndim i muskujve.

Çfarë është më e rëndësishmja, ata janë në gjendje ta largojnë klorin nga uji i pishinës nga lëkura e tyre, duke parandaluar irritimin e syve të tyre para se të konkurrojnë.

Notimi për herë të parë si garë u prezantua në Lojërat Olimpike të vitit 1904 në St Louis dhe që nga atëherë ka qenë pjesë e përhershme e tyre.

Notimi për femra kishte bërë debutimin e tij në vitin 1912, ndërsa notimi i sinkronizuar u shfaq për herë të parë në vitin 2000./Telegrafi/

telegrafi sport app