Ndryshimet e para të dukshme të plakjes janë zakonisht rrudhat dhe lëkura që fillon të bjerë. Elasticiteti i lëkurës varet se sa të tonifikuar janë muskujt e fytyrës. Këto muskuj duhet të ushtrohen po aq sa pjesa tjetër e trupit.
Bright Side tregon disa mënyra më efektive për tu marrë më stërvitjen e muskujve të fytyrës, që ndihmojnë për një fytyrë sa më rinore dhe më të tendosur.
Si fillim duhet të vesh në lëvizja muskujt. Përpiqu të nxjerrësh zanoret duke lëvizur edhe muskujt.
Zanoret I, O , E, A ndihmojnë shumë. Bëje këtë ushtrim deri sa ta ndjeni fytyrën pak më të ngrohtë.
Ulu në një karrige dhe mundohu të tërheqësh mjekrën sa më lart të mundesh. Përdor edhe muskujt e buzëve për një efekt më të shpejtë. Qëndro në atë pozicion për 5- 10 sekonda. Më pas pusho dhe përsërite 2 deri në 3 herë.
Kryqëzo krahët dhe ngri ngadalë mjekrën. Sapo të arrini maksimumin, merrni frymë thellë dhe numëroni nga 10 deri në 15 sekonda. Më pas kthehuni në pozicionin normal të fytyrës.
Ky ushtrim është shumë i thjeshtë por shumë efektiv. Ndihmon për të zvogëluar rrezikun e humbjes së elasticitetit në faqet tuaja. Sigurohuni që të mbani kokën drejt gjatë këtij ushtrimi. Tërhiqini për poshtë anësoret e buzëve dhe kthehuni në pozicionin e fillimit. Përsëriteni të paktën 5 herë, derisa të ndjeni tension në muskujt tuaj. Përsërite 5 herë.
Mbani një laps me buzët e shtrënguara. Përpiquni të shkruani emrin tuaj në ajër pa lëvizur kokën. Bëni këtë ushtrim për të paktën 3 minuta. Pastaj pushoni dhe përsëriteni disa herë.
Ky ushtrim është për muskujt e qafës. Gjithashtu ndihmon që të tonifikoni muskujt rreth fytyrës tuaj. Ktheni kokën tuaj në të djathtë, duke u përpjekur për të prekur shpatullën. Dorën e djathtë vendoseni pranë ballit anash dhe ushtroni pakëz forcë. Mbajeni për 10 sekonda, dhe përsërisni për anën tjetër.
Merrni frymë thellë dhe më pas shfryni por me buzë të mbyllura. Vendosni dy pëllëmbët e duarve në faqe duke mbuluar edhe veshët. Mbajeni për 5-10 sekonda. Pastaj pushoni dhe përsëriteni 5-6 herë të tjera.
Hapni gojën dhe mbuloni dhëmbët me buzë. Më pas lëvizni nofullën përpara dhe shtyni mjekrën me gisht. Mundohu të rezistoni nga dridhjet për shkak të lëvizjes së muskujve. Përsëriteni 10 herë.
Kjo është stërvitja e fundit dhe më e vështira që ndihmon për të forcuar muskujt e nofullës, si dhe muskujt nën gjuhë. Vendosini të dyja grushtet nën mjekër. Shtyni mjekrën me grushte, duke iu rezistuar presionit me gjuhën. Mbajeni për 30 sekonda. Pushoni pastaj përsëriteni 10 herë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame