Afshet e nxehta dhe të dridhurat mund të tregojnë probleme me shëndetin.
Për disa njerëz nuk ka rëndësi çfarë stine është, sepse sado që të jetë temperatura, ata kanë ftohtë. Dhe ka edhe nga ata që u duket sikur kanë vapë të veshur me një bluzë pambuku dhe xhinse në mes të dimrit.
Tani do mundohemi të shpjegojmë çfarë ndodh.
Nëse ke gjithmonë vapë, ose ftohtë, mund të jesh shumë e stresuar
Women’s Health shkruan që një situatë stresuese si një sherr, ngarkesë e madhe pune dhe agjenda e ngjeshur mund të jenë shkaqe të të ftohtit ose nxehtit në temperatura normale.
Michael Lynch, një neuropsikolog klinik, thotë që ndodhin shumë gjëra brenda trupit që shkaktojnë të ftohtin ose vapën nga stresi. Ai thotë që nëse je i stresuar, sistemi nervor autonom aktivizohet duke u nxitur, duke e çuar gjakun në organet kryesore.
Ky është reagimi i trupit. Kështu që nëse ndjen shumë vapë në zyrë kur asnjë nuk heq xhupin, mund të jetë nga ndonjë sherr që ke pasur me miqtë ose familjen. Përpiqu ta lësh stresin e panevojshëm në shtëpi dhe vazhdo pozitivisht me ditën për të qenë i qetë, i freskët dhe komfort.
HealthBlurbs shkruan që shpesh nuk vihen re problemet që shkaktojnë të ftohtin si anemia, kequshqyerja, infeksionet, mbipesha apo të qenit nën peshë deri të pobleme të fshehta me tiroidet.
Si mund ta zgjidhim këtë?
Me kontrolle të rregullta mjekësore dhe biseda të hapura me mjekun. Këto shqetësime mund të bëhen më serioze, ose mund të të lënë gjithmonë në gjendjen e vapës ose të ftohtit ekstrem.
Lumturia mund të ndikojë temperaturën tënde të brendshme
Edhe nëse temperatura e dhomës ose mjedisit jashtë është normale, shumë nga ne mund të ndihen keq për shkak të gjendjes emocionale. Raportet tregojnë që kur njerëzit ndihen të izoluar, të vetmuar ose të depresuar, ka më shumë mundësi të kenë ethe. E kundërta është e vërtetë për ato herë kur ndihemi të përfshirë ose më socialë.
Po ajo ndjesia e ngrohtë që të kap kur je me njerëzit që do? Ajo është një ndjesi fisike që na bën më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe na bën të ndjehemi më të ngrohtë dhe të lumtur sesa kur rrethohemi nga njerëz të huaj. Pra kur e kemi zemrën e ftohtë dhe ne kemi ftohtë!

Si të mos keni shumë vapë dhe shumë ftohtë
Tani që kemi një ide pse ndjejmë temperatura të bezdisshme në mjedise normale, çfarë mund të bëjmë për ta zgjidhur këtë problem?
Duket sikur ka pak mundësi për të zbutur të ftohtin ose të ndalosh djersitjen pa shkak. Gjithçka, nga veshjet te ushqimet, luan rol në përshtatjen e trupave me temperaturën.
Disa ushqime ndihmojnë balancimin e të ftohtit dhe të ngrohtit, si supat dhe karbohidratet që na ndihmojnë të mos kemi ftohtë në dimër. Perimet dhe jeshillëqet gjatë vakteve do ju ndihmojnë në muajt më të nxehtë të verës.
Gjithashtu po ta gradoni kondicionerin në 21-24 gradë C do ju ndihmojë të ruani temperaturën normale dhe të gjeni pikën më të përshtatshme brenda këtyre temperaturave është shumë e rëndësishme për t’u ndjerë mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker