Janë vetëm katër pikë. Po, vetëm katër pikë. Para jo më shumë se katër javësh, diferenca ishte plus dhjetë pikë për Real Madridin lider kundrejt Barcelonës, por tani lufta për titull në La Liga merr formë tjetër. Nxehet vërtet, më shumë se kurrë. Por, kush do të triumfojë në fund? Telegrafi ka analizuar kalendarin e mbetur në La Liga dhe formën e skuadrave, për të nxjerrë në mënyrë të përafruar fituesin e titullit.
Real Madridi pa kurrfarë dyshimi se ka rrezikuar shumë pas barazimit në shtëpi ndaj Valencias, një sfidë kjo të cilën pa problem kanë mundur ta fitojnë Los Blancos, por edhe ta humbasin. Sidoqoftë, pak duhet të thuhet për atë që ka ndodhur, por të kthehemi tek ajo që mund të ndodhë.
Real Madridi lider, me një avantazh prej katër pikësh ndaj Barcelonës, të mërkurën i shkon Atletico Madridit në Vicente Calderon në derbin lokal. Një impiant i nxehtë ky, ku Reali sigurisht se do të përballet me telashe të mëdha. Dhe, mos u befasoni nëse Barcelona afrohet në dy pikë para El Clasicos. Kjo pasi Atletico Madridi po lufton me mish e me shpirt për t’u kualifikuar në gara evropiane.
Nga ana tjetër Barcelona nuk ka rivalë të vështirë deri në fund të kampionatit që mund t’ia cënojnë titullin. Shtatë ndeshje, shtatë fitore – nëse Blaugranët arrijnë këtë, një ecuri jo e pa zakontë kjo për ta, atëherë titulli nuk do të jetë larg, por në duart e tyre.
El Clasico kthyes në Camp Nou zhvillohet në Camp Nou, dhe të gjithë favorizojnë Barcelonën për shkak të formës së jashtëzakonshme në duelet e fundit. Nuk duhet të bëhen gabime të tilla! Real Madridi është shumë i fuqishëm këtë stinor, këtë e tregoi dhe në sfidën e fundit në Copa del Rey ndaj Barcelonës, të cilën për pak sa nuk e eliminoi. Sidoqoftë, Barcelona më shumë se kurrë do të angazhohet që në këtë duel të shënojë fitore dhe në rast se kjo ndodh, atëherë titulli do të rrezikohej maksimalisht nga Real Madridi, pavarësisht rezultatit në Vicente Calderon të mërkurën. Një barazim në El Clasisco, do të ishte sikur fitore për Real Madridin.
Pas El Clasicos, Real Madridi e pret Sevillën në Bernabeu, një sfidë të cilën me shumë gjasa Los Blancos do ta fitojnë. Nuk bën të harrojmë se madrilenët kanë punë edhe me Bayernin në Ligën e Kampionëve, që përbën presion shtesë, pasi Barcelona ka diçka punë më të lehtë me Chelsean dhe kundërshtarë më të lehtë në La Liga në javët e fundit, siç janë Rayo Vallecano në transfertë, Malaga në shtëpi dhe Espanyoli në shtëpi.
Një terren ku Blaugranët vërtet duhet të shpresojnë që mbretërit do të lëshojnë pikë është San Mames. Pas Sevillës, Real Madridi i shkon Athletic Bilbaos në San Mames. Bilbao siguroi mbijetesën dhe ka vendin në Europa League për shkak të finales së kupës, por futbolli i treguar nga ekipi i drejtuar nga Marcelo Bielsa, na bën të besojmë se Jose Mourinho do të ketë kokëçarje të mëdha. Tepër, tepër të mëdha. Kjo pasi baskët nuk kanë ndërmend t’i bëjnë favor klubit mbretëror, e këtu mund të ndikojë edhe konflikti politik mes baskëve dhe spanjollëve.
Kështu, Barcelona nëse dëshiron ta fitojë titullin, atëherë duhet që edhe në javën e fundit t’i shtrëngojë dhëmbët pasi Betisi në shtëpi nuk e lëshoi lehtë as Real Madridin, e këta të fundit mund ta ngrisin trofeun në shtëpi nëse mposhtin Mallorcan, një skuadër jo të qëndrueshme.
Sipas asaj që elaboruam më lart, ajo që Barcelona ka nevojë në javët në vijim janë shtatë fitore radhazi në La Liga, duke përfshirë një triumf ndaj Real Madridit në El Clasico, për ta fituar titullin. Ahh, dhe të mos harrojmë. Ato dy duelet. Të mërkurën kur Reali nën presion të jashtëzakonshëm i shkon Atleticos dhe ajo sfida ndaj Bilbaos në San Mames, dy ekipe këto në të cilat beson Barcelona.
Real Madridi mund të ketë katër pikë, por pas formës së treguar së fundmi, presionit të madh psikologjik mbi lojtarët, aspekti i tepruar individual, presioni tjetër i madh nga Liga e Kampionëve, mund të konkludojmë se ato katër pikë nuk vlejnë për asgjë. Kjo pasi në fund Barcelona do të dalë triumfuese përsëri në La Liga, duke arritur që të shkrijë në mënyrë historike një diferencë prej 10 pikësh ndaj rivalit të përbetuar, në atë që do të përbënte një prej sezoneve më të mira në histori të kampionatit spanjoll.
Kalendari i Realit (32 ndeshje, 79 pikë)
Java 33 – Atletico Madrid vs Real Madrid
Java 34 – Real Madrid vs Sporting Gijon
Java 35 – Barcelona vs Real Madrid
Java 36 – Real Madrid vs Sevilla
Java 20 – Bilbao vs Real Madrid
Java 37 – Granada vs Real Madrid
Java 38 – Real Madrid vs Mallorca
Kalendari i Barcelonës (32 ndeshje, 75 pikë)
Java 33 – Barcelona vs Getafe
Java 34 – Levante vs Barcelona
Java 35 – Barcelona vs Real Madrid
Java 36 – Rayo vs Barcelona
Java 20 – Barcelona vs Malaga
Java 37 – Barcelona vs Espanyol
Java 38 – Betis vs Barcelona
Çfarë mendoni ju vizitorë të nderuar, a do të ndikojë kalendari aq shumë sa Reali të mos arrijë të mbajë katër pikë dallimin në shtatë javët e mbetura dhe me një El Clasico të mbetur kthyes në Camp Nou? Shprehuni në hapësirën për komente…
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Katër largime nga Milani: Rossonerët po shpëtojnë nga dështakët
“Ky është futbolli” – momenti i jashtëzakonshëm që tifozit të ri të Celtic ia dhuruan tifozët e Young Boys
Jude Bellingham thuhet se u tregoi të gjithëve dallimin mes Barcelonës dhe Real Madridit
Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve: Real Madridi dhe Barcelona me nga një lojtar
“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin
El Clasico që mund të vendosë kampionin do të luhet jashtë Spanjës?
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Milani u ndalua nga transferimi i Marcus Rashfordit për shkak të rregullit pak të njohur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar