Partia Socialdemokrate ka deklaruar se pandemia e ka gjetur Kosovën me një sistem të brishtë shëndetësor dhe se ka shkaktuar një krizë e cila edhe po vazhdon të thellohet, për çka sipas tyre, arsye për krizën aktuale është edhe mungesa e një strategjie të qartë afatgjate në ballafaqimin me pandeminë nga të dy qeveritë që u përballën me të.
PSD, përmes një komunikate për medie ka thënë se Qeveria aktuale duhet të filloj me hartimin e një plani që përfshinë disa hapa.
“Qeveria duhet një orë e më parë të fillojë më hartimin e planit që përfshinë, ndër të tjera edhe këta hapa: Kosova ka nevojë për epidemiologë, infektologë, mikrobiologë dhe aparatura diagnostifikuese RT PCR për SARS COV 2. Këtë ndihmë duhet ta kërkojmë jashtë Kosovës, nga vende qe kanë kapacitete të tilla, Qeveria duhet të fillojë me urgjencë testimin masiv serologjik të qytetarëve, për të njohur situatën epidemiologjike, Sipas protokolleve të ndryshme ndërkombëtare, kategoritë më të ndjeshme ndaj sëmundjes përfshijnë personat mbi 70 vjet, personat me sëmundje të caktuara kronike si diabeti, sëmundjet e sistemit respirator dhe kardiovaskular, personat me kancer dhe në kimioterapi, personat obezë etj. Për këtë arsye, trajtim i veçantë i i këtyre kategorive që përfshinë masat parandaluese dhe informimin e tyre dhe familjarëve të tyre për to është i domosdoshëm. Duhet të hartohet një strategji e detajuar për ndërgjegjësim të qytetarëve rreth mënyrës dhe rëndësisë së parandalimit të sëmundjes. Komunikimi me publikun është jetik. Krahas kësaj, puna duhet të shtohet dhe të marrë një dinamikë të re”, thuhet në komunikatën për medie.
Komunikata e plotë:
Pandemia Covid-19 është preokupimi kryesor në botë ç’prej paraqitjes së virusit, në dhjetor të vitit të kaluar. Kjo pandemi e gjen Kosovën me një sistem shumë të brishtë shëndetësor dhe ka shkaktuar një krizë e cila po thellohet , duke rrezikuar daljen e plotë nga kontrolli.
Arsyet e gjendjes aktuale janë të shumta. Sistemi shëndetësor i rrënuar nga mungesa e politikave shëndetësore dhe korrupsioni sistemik është qartë i paaftë të përballet me një krizë që po gjunjëzon edhe sisteme shumë më të avansuara shëndetësore. Përveq kësaj, arsye për krizën aktuale është edhe mungesa e një strategjije të qartë afatgjate në ballafaqimin me pandeminë nga të dy qeveritë që u përballën me të.
Këto qeveri, pa vizion e kanë trajtuar situatën në panik, me vendime Ad Hoc, pa bazë ligjore dhe shpesh të parealizueshme. Përderisa në dy muajt e parë kemi pasur bllokim total shoqëror, nga qershori kemi një hapje pothuajse totale. Asnjëra nga këto masa nuk u shoqërua me një strategji ose planifikim më afatgjatë.
Është folur vazhdimisht për rritje të kapaciteteve të testimit, këto kapacitete ku përfshihen mikrobiologët dhe pajisjet teknike, janë të njëjta sikurse në fillim të pandemisë para 4 muajsh. Edhe pse vonesa kaq e madhe është e pafalshme, mosveprimi urgjent sot do të ishte tragjik.
Është e kuptushme që ndjeshmëria e qytetarëve ndaj rrezikut nga sëmundja nuk është sikurse në ditët e para të pandemisë. Prandaj, Qeveria duhet ta intensifikojë dhe përmirësojë komunikimin e saj me publikun. Ministri Zemaj po dështon plotësisht në këtë pikë. Manuali 150 faqësh, është manual për dështim.
Paralelisht me rrezikun akut shëndetësor po vazhdon të përkeqësohet edhe gjendja e ekonomisë së vendit dhe cenimi i demokracisë. Edhe në këtë pikë kishte e vazhdon të ketë ngathtësi në veprime e masa të pamjaftueshme të emergjencës dhe rimëkëmbjes ekonomike.
Qeveria duhet një orë e më parë të fillojë më hartimin e planit që përfshinë, ndër të tjera edhe këta hapa:
- Kosova ka nevojë për epidemiologë, infektologë, mikrobiologë dhe aparatura diagnostifikuese RT PCR për SARS COV 2. Këtë ndihmë duhet ta kërkojmë jashtë Kosovës, nga vende qe kanë kapacitete të tilla.
- Qeveria duhet të fillojë me urgjencë testimin masiv serologjik të qytetarëve, për të njohur situatën epidemiologjike.
- Sipas protokolleve të ndryshme ndërkombëtare, kategoritë më të ndjeshme ndaj sëmundjes përfshijnë personat mbi 70 vjet, personat me sëmundje të caktuara kronike si diabeti, sëmundjet e sistemit respirator dhe kardiovaskular, personat me kancer dhe në kimioterapi, personat obezë etj. Për këtë arsye, trajtim i veçantë i i këtyre kategorive që përfshinë masat parandaluese dhe informimin e tyre dhe familjarëve të tyre për to është i domosdoshëm.
- Duhet të hartohet një strategji e detajuar për ndërgjegjësim të qytetarëve rreth mënyrës dhe rëndësisë së parandalimit të sëmundjes. Komunikimi me publikun është jetik. Krahas kësaj, puna duhet të shtohet dhe të marrë një dinamikë të re.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve që ta rrisin kujdesin, sepse është arma kryesore në ballafaqimin me rrezikun që po na kanoset. Kjo nënkupton zbatimin e përpiktë të masave parandaluese tashmë të njohura. Kujdesi për shëndetin publik është kujdes për shoqërinë dhe familjen.(sic) /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet