LAJMI I FUNDIT:

PSD për paktin kundër korrupsionit: Nuk nënshkruajmë asgjë që propozohet nga PDK

PSD për paktin kundër korrupsionit: Nuk nënshkruajmë asgjë që propozohet nga PDK

Partia Socialdemokrate nuk do ta nënshkruajë paktin kundër korrupsionit, të propozuar sot nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë për Telegrafin që nuk do të nënshkruajnë asgjë që propozohet nga PDK.

“PDK-ja e Kadri Veselit duhet të shkoj në opozitë. I ka bërë mjaft dëme vendit. Sigurisht që nuk do të nënshkruajmë asgjë që propozohet nga PDK. E aq më pak, një pakt kundër korrupsionit. Nuk e beson vet ai këtë gjë, nuk i besojmë as ne”, ka thënë ajo.


Kuç tha se qytetarët do të vendosin me votë se kush do t’i përfaqësoj në kuvend dhe kujt do t’i japin mandatin për të qeverisë.

Ndryshe, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë për media ka thënë sot se korrupsioni dhe nepotizmi duhet shqetësuar të gjithë dhe jo vetëm një parti, prandaj ai ka ftuar të gjithë liderët e partive që të nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit.

Veseli fton liderët e partive ta nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit
Lexo po ashtu Veseli fton liderët e partive ta nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit

“Unë i kam dëgjuar të gjithë liderët politikë në Kosovë që flasin se duhet luftuar korrupsionin, por pa ndërmarrë një veprim. Unë sot po propozoj një hap konkret të prekshëm. Boll me fjalë, qytetarët duan vepra. Kjo është arsyeja pse unë prezantoj sot Paktin Kundër Korrupsionit, dhjetë pika për të cilat, të gjithë liderët e partive mund dhe duhet të bien dakord, në mënyrë që të rinovojë besimin e publikut te politikanët, në mënyrë që të luftojmë me të vërtetë korrupsionin”, ka thënë Veseli sot para mediave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori