Site icon Telegrafi

PSD kërkon interpelancë për pagën minimale

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku objekt i kësaj interpelance është paga minimale në Kosovës.

Në një shkrim në profilin e tij në Faceook, Ymeri thotë se niveli i pagës minimale është ndër treguesit kryesorë për mirëqenien e një vendi dhe se kjo pagë nuk përmbush nevojat bazike për jetë.

Shkrimi i plotë i Ymerit

Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate kam dorëzuar kërkesën për Interpelancë ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Objekti i Interpelancës është paga minimale në Republikën e Kosovës.

Paga minimale është pragu nën të cilën nuk mund të paguhet askush. Niveli i saj është ndër treguesit kryesorë për mirëqenien e një vendi. Aty ku paga minimale është e ulët, niveli i shfrytëzimit të punëtorëve është i lartë.

PSD angazhohet për një pagë minimale që i garanton secilit përmbushjen e nevojave bazike për jetë. Niveli aktual prej 130 (për të punësuarit deri në 35 vjeç), respektivisht 170 eurosh (për të tjerët), është larg prej arritjes së këtij synimi.

Ftojmë të gjithë deputetët ta japin kontributin e tyre rreth kësaj çështjeje me rëndësi! /Telegrafi/

Exit mobile version