LAJMI I FUNDIT:

PSD hap zyrë edhe në Obiliq

PSD hap zyrë edhe në Obiliq

Kastrioti është komuna e radhës ku Partia Socialdemokrate ka hapur zyrat, duke vazhduar zgjerimin dhe fuqizimin e mëtejmë.

Para grupit punues dhe mbështetësve në këtë qytet, kryetari Shpend Ahmeti, sekretarja e përgjithshme Aida Dërguti dhe koordinatorja e degës Teuta Berisha, përshëndetën punën e deritanishme për shtrirjen në Kastriot.

Ata prezantuan platformën socialdemokrate dhe folën mbi rolin që ka marrë PSD-ja në proceset në të cilat po kalon Republika e Kosovës.


Problemet aktuale të komunës së Kastriotit janë të shumta në numër, kurse angazhimi për zgjidhjen e tyre ka qenë i pamjaftueshëm. Për vite të tëra kjo komunë vuan ndotjen e ajrit, problem madhor që shkakton kontaminimin e tokës, ujit dhe ajrit, e që rezulton me rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve.

Sikurse në gjithë vendin, shtrirja jonë edhe në Kastriot ofron mundësi për një alternativë që gërsheton përkushtim, si dhe plan konkret dhe përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve.

Duke qenë se mendësia e re qeverisëse do të jetë garancë e politikave barazitare dhe mirëqenies gjithëpërfshirëse, mbështetja për Partinë Socialdemokrate gjithandej vendit është shtegdalja nga gjendja e tanishme kaotike dhe rrugëtimi drejt normalizimit të nesërm.

Sa më i madh angazhimi, aq me i mundshëm dhe më i shpejtë bëhet transformimi shoqëror që i duhet Kastriotit dhe gjithë Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori