LAJMI I FUNDIT:

Protestë për identitet dhe dinjitet në Preshevë, Sinani kërkon mobilizim kundër diskriminimit

Protestë për identitet dhe dinjitet në Preshevë, Sinani kërkon mobilizim kundër diskriminimit

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar organizimin e një proteste në shtator, e cila synon të adresojë diskriminimin dhe padrejtësitë që përjetojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Kjo protestë, siç thekson Sinani, do të jetë vazhdimësi e marshit të gushtit në Bujanoc, me qëllim të mobilizimit të shqiptarëve për të kërkuar barazi dhe drejtësi.

“Marshojmë kundër diskriminimit dhe padrejtësive që përjetojmë në Luginën e Preshevës, për barazi dhe drejtësi.  Kërkojmë atë që na takon – njohjen e diplomave, krijimin e vendeve të punës dhe ndalimin e pasivizimit të adresave.  Zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara dhe respektimi i të drejtave tona janë thelbësore për të ardhmen tonë,” shkroi Sinani në një postim në Facebook.


Ajo nënvizoi rëndësinë e përfaqësimit të drejtë në institucione dhe kërkoi krijimin e një Gjykate në Preshevë.

Sinani u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë marshim, duke theksuar se vetëm të bashkuar, shqiptarët e Luginës janë më të fortë në kërkimin e të drejtave të tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori