Pjesëtarët të komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian sot kanë protestuar kundër martesave të hershme para stacionit të Policisë në Graçanicë.

Kjo protestë është organizuara nga OJQ "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve".


Të rinjtë dhe të rejat e këtij komunitetit në duart e tyre mbanin pankartat me moton "Po du me qenë vajzë, amo jo edhe dashnore", "Po qëndroj para shporetit, në vend të fakultetit" etj.

Afrim Osmani zyrtar i edukimit në këtë organizatë tha se sot në ditën e komunitetit RAE kanë dalur të protestojnë kundër martesave të hershme.

Duke e konsideruar si një dukuri shumë të dëmshme për këtë komunitet kërkoi vetëdijesimin e familjarëve dhe të rinjve se martesa e hershme i shkëpusin ata nga jeta.

Sujella Garip një e re e cila po protestonte tha se dëshiron ta vazhdoj shkollimin dhe të jetë e barabartë me të gjithë./kp/