LAJMI I FUNDIT:

Protesta e punëtorëve të KEDS-it, paralajmërohet kolaps energjetik

Protesta e punëtorëve të KEDS-it, paralajmërohet kolaps energjetik

Punëtorët e KEDS-it në Mitrovicë kanë protestuar sot për një orë para ndërtesës së kësaj kompanie, duke kërkuar ngritje të pagave, kushte të dinjitetshme për punëtorë, si dhe nënshkrimin e kontratave kolektive, ndërsa paralajmëruan grevë të përgjithshme dhe kolaps energjetik në mbarë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri në shtator.

Abdullah Veseli, kryetar i Sindikatës ‘Elektrokosova’ distrikti në Mitrovicë, ka bërë të ditur për KosovaPress se vendi do të shkoj në kolaps energjetik nëse qeveria dhe institucionet relevante nuk ndërhynë në menaxhmentin e kësaj Kompanie për t’i ngritur pagat e punëtorëve.

Sipas tij, të gjitha distriktet e vendit do të hynë në grevë të përgjithshme nëse kërkesat e tyre nuk zgjidhen deri në muajin shtator.


“Kërkojmë ngritje të pagave, kushte të dinjitetshme për punëtorët sepse Kosova do të shkoj në kolaps energjetik, pasi në shtator të gjithë punëtorët do të jemi në grevë, derisa të plotësohen kushtet e punëtorëve, të ngriten pagat, të nënshkruhet kontrata kolektive”, ka thënë Veseli.

Në anën tjetër, Faruk Mujka, nënkryetar i komunës së Mitrovicës, tha se pakënaqësitë e punëtorëve të KEDS-it janë shqetësim për organet komunale.
“Ne përmes institucioneve tona komunale do të bëjmë presion tek institucionet qeveritare duke thënë se kjo ndikon në shërbimet ndaj qytetarëve të komunës… Është mirë që problemet në fillim të sanohen apo të ketë një lloj preventive para se ato të përkeqësohen”, theksoi Mujka.

Ndryshe dje në Prishtinë Federata Sindikale e Pavarur “ElektroKosova”, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshëm ku kanë paralajmëruar se nëse nuk përmbushen kërkesat, do të mbahen forma të protestës së përgjithshme nga shtatori i këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori