Partia Demokratike e Shqipërisë në orën 12:00 nisi protestën në Tiranë, në atë që kryetari i kësaj partie Sali Berisha e ka quajtur revolucion demokratik.

Berisha njoftoi për protestën pas arrestimit të ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, ndërsa demokratët akuzuan kreun e qeverisë si të përfshirë në afera korruptive me të për shtypjen e opozitës.


Për shkak të protestës, dyert e kryeministrisë janë blinduar për të shmangur depërtimin e protestuesve brenda objektit.

Protestuesit janë mbledhur në selinë e PD-së, më pas në sheshin Skëndërbej, në Sheshin “Nënë Tereza”, për t'u vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në këtë protestë 1,500 forca policie do të jenë të pozicionuara në pikat e ndryshme të qytetit për të siguruar mbarëvajtjen.

Në ndihmë të efektivëve të policisë do të jenë dhe forcat RENEA dhe të FNSH-së. /Telegrafi/

11/02/2023 14:39-Përfundon protesta e opozitës

Ka përfunduar protesta e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë e cila nisi në orën 12:00 në disa sheshe të kryeqytetit.

Me qindra protestues ishin mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e cila protestë është organizuar si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Protestuesit në duar mbanin disa pankarta me mbishkrimet “Pluralizmit i dalim Zot”, “Çka të bën FBI, s’ta bën Perëndia”, si dhe një pankartë të madhe duke ironizuar kryeministrin Edi Rama, më mbishkrimin “Burg Brother VIP”.

Kreu i PD-së marshoi nga selia e tij drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, më pas u ndal te Kryeministria, për të vazhduar marshin te Parlamenti i Shqipërisë, te bunkeri në Tiranë, para objektit të Bashkisë në Tiranë dhe para selisë së Partisë Socialiste (PS).

Kreu i Partisë Demokratike (PD), po ashtu i ftoi sërish protestuesit që të hënën, më 13 shkurt të mblidhen për të protestuar para Kuvendit të Shqipërisë.

11/02/2023 14:05-Berisha thërret sërish protestë të hënën në Tiranë, para Parlamentit të Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha i ka ftuar sërish protestuesit që të hënën, më 13 shkurt të mblidhen për të protestuar para Kuvendit të Shqipërisë.

Berisha tha se "ia kanë prerë biletën Edi Ramës dhe kthim pas nuk ka".

“Edi Rama ta kemi pre biletën, kthim pas nuk ka. Misionarët si ne nuk na ndalon asgjë. Ne kemi të vërtetën ideale, kemi dashurinë tonë për këtë vend e tokë. Kemi besnikërinë tonë të miqve tanë. Rama ka shndërruar parlamentin në një turp të historisë kombëtare. Aty ai shfrytëzon çdo lloj mekanizmi...ditë e hënë, ditë e parlamentit, revolucioni jonë para parlamenti, populli i protestës...të kalojmë nga beteja në beteje gjer në fitoren tonë përfundimtare”, ka thënë Berisha.

Ai po ashtu kërkoi sërish që Edi Rama të jap dorëheqje.

11/02/2023 14:03-Lëndë plasëse në drejtim të objektit të Kryeministrisë

Protestuesit pas përfundimit të fjalës së kreut të Partisë Demokratike (PD) të Shqipërisë, Sali Berisha kanë gjuajtur lëndë plasëse në drejtim të objektit të kryeministrisë, në pjesën ballore të saj.

Ndryshe, në këtë protestë janë 1,500 forca policie që janë të pozicionuarë në pikat e ndryshme të qytetit për të siguruar mbarëvajtjen.

325636045 3005895953045948 2681450878645223153 n

325868651 1261428874584768 1901392979533444778 n 1

326138932 1250455625649616 8555348287920438813 n

326217493 1249817312302960 4937241197628247653 n

tym

11/02/2023 13:49-Berisha: Rama nuk mund të jetë më kryeministër i Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike (PD) të Shqipërisë, Sali Berisha tha se protesta e sotme është një “cunam”, i revolucionit demokratik.

Berisha gjatë fjalës së tij në protestë kërkoi dorëheqjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“O besë prerë, populli s’ka pasur një faqezi të dytë si ti, jep dorëheqje, largohu. Pas këtij akti të pabesë, ShBA – vendi që udhëheq NATO-n, Rama nuk është më ligjërisht, moralisht i njëjti njeri, ai nuk mund të jetë kryeministër i Shqipërisë. Jep dorëheqjen dhe largohu”, ka thënë Berisha.

Ai po ashtu theksoi se Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Evropë, “ai është kreu i narkokratit”, përcjell Telegrafi.

“‘Cunam’, popull i revolucionit demokratik. Shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni, që keni pritur me padurim këtë ditë, ditën e madhe të shqiptarisë, të revolucionit…Në fitoren e demokracisë do themi të vërtetat tona. Qëllimi kryesor i këtij revolucioni që nis sot, më 11 shkurt është që t’i mbrojmë të vërtetat dhe të bëjmë çdo sakrificë që ato të triumfojnë. Në protestën e fundit, opozita pro perëndimore e Shqipërisë u tregoj të vërtetën liderëve evropian, se Edi Rama është kryeministër më i korruptuar në Evropë, ai është kreu i narkokratit. Është shndërruar në shpresës vrasësit më të mëdhenj në Evropë dhe botë”, ka thënë Berisha.

Kreu i PD-së po ashtu shtoi se: “Në këtë super skandal, Edi Rama është i vetmi kryeministër i cili përmendet 14 herë në aktpadi. A ka më krim antikushtetues se ky? A ka atentat më të rënë ndaj demokracisë së një vendi se sa ky? Dikur Shqipëria bënte lajmin e botës për pritjen madhështore që i bënte pritjes së presidentit, ShBA-së, sot bëhet lajm për krime sepse kryeministri i saj barazohet me oligark rus, mik të Putinit, strofull e shërbimit inteligjent rus”.

11/02/2023 13:20-Meta: Protesta e sotme në Tiranë është provë historike kundër regjimit të Edi Ramës

Ish presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se protesta e sotme në Tiranë është provë historike kundër regjimit të Edi Ramës.

Meta gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës në Tiranë, e quajti kryeministrin e Shqipërisë, “Struc i Rilindjes”.

“Kjo protestë historike është prova e dinjitetit më të lartë qytetarë dhe patriotikë. Është prova e një rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur. Struci i Rilindjes i cili është fshehur si një frikacak i pashoq, nga frika që ka nga përballja me të vërtetën me popullin….Edi Rama në 10 vite e përdori pushteti vetëm për të kapur shtetin. Ai është i gatshëm të kënaq çdo mafioz të brendshëm apo ndërkombëtarë për të shtyrë afera korruptive. Rama-Mcgonigal është afera korruptive e zemërimit mbarë botërorë. Rama do të jap llogari për të gjitha shkeljet e Kushtetutës që ka bërë”, ka thënë Meta.

Ai po ashtu theksoi se  populli i Shqipërisë e ka marr vendimin e tij solemn, kundër Edi Ramës.

“Populli nuk do të lejojë që zyra e kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim”, tha ndër të tjera Meta.

11/02/2023 12:45-Protestuesit me pankarta ironizuese

Me qindra protestues janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,  i cili është organizuar si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Protestuesit në duar mbajnë disa pankarta me mbishkrimet “Pluralizmit i dalim Zot”, "Çka të bën FBI, s'ta bën Perëndia”, si dhe një pankartë të madhe duke ironizuar kryeministrin Edi Rama, më mbishkrimin “Burg Brother VIP”.

Telegrafi ju sjell disa fotografi nga protesta e opozitës në Tiranë.

Ndërkaq, në këtë protestë janë 1,500 forca policie që do të jenë të pozicionuarë në pikat e ndryshme të qytetit për të siguruar mbarëvajtjen.

proteste 5

proteste 7

protest 4

proteste 2

proteste 3

proteste 6

11/02/2023 12:32-Meta i bashkohet opozitës në protestë: Asgjë nuk e shpëton korruptuesin

Ish presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë rrugës për t’iu bashkuar protestës së opozitës tha se kryeministri i vendit, Edi Rama duhet të jap dorëheqje sa më parë.

Meta po ashtu tha se “Dita me diell duket që në mëngjes”.

Ai po ashtu theksoi se asgjë nuk e shpëton korruptuesin, duke iu referuar kryeministrit, Edi Ramës.

Meta po ashtu potencoi se populli është duke dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm me protestën e sotme.

“Mesazhin e jep popullin. E rëndësishme është fillimi, dhe është një fillim pa kthim. Edi Rama është i rrëzuar dhe bën mirë të jap dorëheqje sa më parë, sepse një kryeministër që i fshihet tri javë kuvendit është mirë që të jap dorëheqje. Rama të iki një orë e më parë nga zyra e kryeministrit…”, ka thënë Meta.

“Apeli im është që të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit”, tha ndër të tjera ish presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. /Telegrafi/

11/02/2023 12:27-Kryemadhi: Në protestë jam si qytetare, jo si mbështetëse e partive

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka thënë sot se do të marr pjesë në protestën e organizuar nga PD, por ajo tha se pjesëmarrja e saj do të jetë si qytetare, jo si mbështetëse e opozitës.

“Sot pjesëmarrja do të jetë shumë e madhe, nuk mendoj se do të jenë vetëm suportuesit e partive politike...”, tha ajo.

11/02/2023 12:25-Berisha niset drejt Kryeministrisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali është nisur me marshimin e tij drejt Kryeministrisë, aty ku do të mblidhen të gjithë protestuesit.

Lideri i PD-së pak më parë protestën e sotme e quajti revolucion demokratik.

Protestës së PD-së i janë bashkuar mijëra qytetarë.

11/02/2023 12:21-Mijëra qytetarë në protestën e PD-së

Mijëra qytetarë, përkrahës të opozitës janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar, duke e quajtur protestën si revolucion demokratik.

Në këtë protestë 1,500 forca policie do të jenë të pozicionuara në pikat e ndryshme të qytetit për të siguruar mbarëvajtjen.

Telegrafi do të raportojë në kohë reale lidhur me protestën që po mbahet në Tiranë.

proteste 2

proteste 3

11/02/2023 12:11-Teksa opozita proteston, Rama tregon aftësitë e tij në një vazo balte

“Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thot jo, sapo u hap një rrugë e re” ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.