LAJMI I FUNDIT:

Propozim-ligjet për ndërtimin e korridoreve arrijnë në Kuvend e Maqedonisë me flamur evropian

Propozim-ligjet për ndërtimin e korridoreve arrijnë në Kuvend e Maqedonisë me flamur evropian

Edhe pse Delegacioni i Bashkimit Evropian u shpreh kundër vendosjes së flamurit evropian te ndryshimet ligjore lidhur me ndërtimin e korridoreve që do t’i ndërtojë Bechtel & Enka, sot Qeveria të njëjtat ligje, me flamur evropian i dërgoi në Kuvend.

Të mërkurën në seancë plenare, deputetët do të votojnë për nevojën e miratimit të pesë ligjeve që Qeveria i ka dërguar me procedurë të shkurtuar.

Opozita maqedonase vazhdon të kundërshtojë ndërtimin e autostradave, ndërsa nga pushteti flamurin evropian e përdorë që t’i shmanget bllokimit nga opozita.


Ndryshe, ndërtimi i autostradës i takon kompanisë amerikane Bechtel dhe përfshin korridorin 8 dhe 10D./Telegrafi/