Site icon Telegrafi

Pronari i Chelseat po bën përpjekje ta blejë një klub në Portugali

Todd Boehly është emër i ri në futbollin evropian, por ky emër është bërë shumë i rëndësishëm për pak muaj.

Biznesmeni amerikan bleu Chelsean muaj më parë nga Roman Abramovich dhe shpenzoi rreth 300 milionë euro për përforcimin e skuadrës dhe shkarkoi disa javë më vonë edhe trajnerin Thomas Tuchel.

Gjithsesi Boehly ka plane të mëdha pasi qëllimi i tij është ta rikthejë Chelsean te trofetë në Angli dhe Evropë.

Por dëshira e madhe e amerikanit është të blej një klub satelitor në stilin e City Football Group që ka në pronësi mbi 10 skuadra të tjera përveç Manchester Cityt.

Boehly e pëlqen këtë sistem si funksionon City sheh tanimë ka bërë hapa para në këtë drejtim

Ideja e të parit të Chelseat datoj nga muaji qershor kur ai u takua me Neil Bath, përgjegjës për kategoritë më të ulëta, dhe Jorge Mendes menaxherin e famshëm të Cristiano Ronaldos.

Takimi ishte për transferimin e portugezit në Stamford Bridge, por përveç kësaj u diskutua edhe blerja e një klubi portugez nga Boehly.

Presidenti i Chelseat ka kërkuar ndihmë nga Mendes rreth kësaj ideje e cila mund të bëhet realitet dhe menaxheri t’i propozojë blerjen e ndonjë ekipi modest në Portugali që do të ishte satelit për huazimin e futbollistëve nga Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version